Padi penale kundër një zyrtari policor, dyshohet për falsifikimin e një dokumenti

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 18:01

Padi penale kundër një zyrtari policor, dyshohet për falsifikimin e një dokumenti

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.L., zyrtar policor në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprat e kryera penale “punë nga pakujdesia në shërbim” dhe “rastet e veçanta të falsifikimit të dokumenteve”, transmeton Portalb.mk.

“Përkatësisht, Z.L. në cilësinë e punonjësit të policisë dhe kryetarit të komisionit për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ka vepruar nga pakujdesia në kryerjen e detyrave dhe kompetencave të tij në atë mënyrë që në dy raste brenda afatit të paraparë me ligj nuk ka kryer procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj S.A., e punësuar në stacionin e kontrollit kufitar dhe mbikëqyrjes kufitare të Policisë Bogorodica, për të cilën Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale ka paraqitur paraprakisht kallëzim penal për marrje ryshfeti. Gjithashtu, Z.L. ka falsifikuar nënshkrimin e një anëtari të komisionit, i cili nuk ka marrë pjesë personalisht në marrjen e vendimit për pushimin e procedimit ndaj S.A. dhe as e ka firmosur personalisht. Në atë mënyrë i akuzuari i ka shkaktuar dëm reputacionit të MPB-së”, thonë nga MPB.

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale do të paraqesë propozim kundër Z.L. të iniciojë procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës dhe do të largohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 18:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?