Dani Olmo, sot takimi mes Barçës dhe menaxherëve

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Gusht, 2024 13:21

Dani Olmo, sot takimi mes Barçës dhe menaxherëve

Dani Olmo në Barcelonë? Ai dhe Nico Williams janë objektivat e deklaruar të “Blaugrana” në këtë afat kalimtar.

Dhe, mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” shkruan se ka arritur momenti kyç i bisedimeve, përcjell “Gazeta Express”.

Të enjten, në fakt, pritet që lojtari t’i bashkohet ekipit të Leipzigut në përgatitje, ku do të qëndrojë të paktën deri në momentin që klubi gjerman do ta arrijë marrëveshjen për transferimin e lojtarit diku tjetër.

Sipas mediumit spanjoll, sot është paraparë një takim mes menaxherëve të lojtarit dhe drejtuesve të Barcelonës, në të cilin është paraparë prezenca e drejtorit sportiv Deco dhe të Juanma Lopez, menaxherit të tij kryesor.

Ky takim mund ta sjell edhe vendimin final për transferimin e tij.

Kontrata e futbollistit ofanziv me klubin gjerman do të skadojë në vitin 2027, ndërsa lojtari është tashmë në Leipzig, i shoqëruar nga Andy Bara, një tjetër përfaqësues i tij.

Për momentin po punohet për propozimin e dytë të avancuar të katalunasve, i cili e parasheh shumën prej 47 milionë eurove, të cilat mund t’i marrë klubi gjerman, plus 3 të tjerë që lidhen me arritjen e objektivave personale dhe 10 të tjerë si bonus në rast se klubi spanjoll e fiton kampionatin apo Ligën e Kampionëve në gjashtë vjetët e kontratës së propozuar nga Barça. /Gazeta Express/

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Gusht, 2024 13:21