Gërvalla në Strasburg, të martën votimi në Asamblenë e Këshillit të Evropës

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 19:32 Përditësuar

Gërvalla në Strasburg, të martën votimi në Asamblenë e Këshillit të Evropës

Pas miratimit me sukses të raportit të raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, përmes të cilit u konstatua që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, të martën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të zhvillohet diskutimi dhe votimi për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësministrin, Kreshnik Ahmeti, po qëndrojnë në Strasburg të Francës, për të zhvilluar takime dhe për të koordinuar veprimet e fundit me partnerët dhe aleatët, të cilët po e mbështesin Republikën e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Që nga maji i vitit 2022, kur Gërvalla kishte dorëzuar aplikimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, janë zhvilluar qindra takime dhe biseda. Progresi brenda një periudhe të shkurtër kohore është i jashtëzakonshëm. Janë jetësuar reforma në drejtësi, sundim të ligjit, demokratizim dhe si rezultat Kosova sot ka plotësuar të gjitha kriterët për anëtarësim, duke lënë pas në shumë fusha edhe shtete që janë prej kohësh anëtare të kësaj organizate ndërkombëtare.

Në Strasburg ndodhet edhe delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i cili udhëhiqet nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

I konfirmuar nga raporte dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare si dhe raporti i Këshillit të Evropës, i cili vërteton plotësimin e kritereve për anëtarësim në KiE, i paraqitur nga raportuesja Bokoyannis, përparimi i Republikës së Kosovës në demokratizim, sundim të ligjit, respektim të të drejtave të komuniteteve joshumicë, lirinë e shprehjes, të mediave dhe lufta kundër korrupsionit, i hap dyert Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatën më të rëndësishme ndërkombëtare në Evropë.

Propaganda dhe fushata e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është jashtëzakonisht e egër dhe bie në kundërshtim të plotë me marrëveshjet e vitit të fundit mes Kosovës dhe Serbisë. Por shprehim bindjen tonë se shtetet anëtare të KiE-së vendimin e tyre do ta marrin jo bazuar në këtë propagandë, por bazuar në kriteret dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar Këshilli i Evropës.

Të martën Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës ka në rend të ditës diskutimin dhe votimin për Kosovën. Nevojiten 2/3 e votave të Asamblesë për t’i rekomanduar Këshillit Ministror të KiE pranimin e Kosovës. Pas këtij votimi, për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës do të mbetej vetëm edhe hapi i fundit, i cili do të ishte vendimi i Këshillit Ministror. Mundësia e parë për marrjen e këtij vendimi do të ishte takimi më 16 maj të këtij viti.

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 19:32 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?