Dramë në Kumanovë – E kanë kërcënuar me armë viktimën dhe i kanë marrë një qese me para

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 15 Prill, 2024 21:47

Dramë në Kumanovë – E kanë kërcënuar me armë viktimën dhe i kanë marrë një qese me para

SPB Kumanovë ka bërë kallëzim penal ndaj A.C.(29) nga Kosova, V.A.(25) nga Shkupi, M.S. (31)nga Shkup, B.Sh. (33) ngaKosova, D.K. (26) nga Kosova dhe E.A. (32) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “grabitje” nga neni 237 i Kodit Penal. I denoncuari E.A. më 21.02.2024 ka raportuar rrejshëm në SPB Shkup për vepër penale për konfiskim të mjetit motorik “Range Rover” me regjistrim të Shkupit, në pronësi të vëllait të tij M.A., përcjell FLAKA.

Pas kësaj, më 15.03.2024, në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë, të pandehurit me veturën “Range Rover” kanë përplasur veturën “Volkswagen Passat” të S.S.(63) nga Kumanova, me çka i kanë marrë atij nën kërcënimin me armë zjarri një çantë me gjithsej 7.512.170 denarë në deviza të ndryshme. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 15 Prill, 2024 21:47