Mickoski: Përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër deri në vitin 2026

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 19:43

Mickoski: Përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër deri në vitin 2026

VMRO-DPMNE e nisi fushatën me tubim në Ohër. Qytetin e ka vizituar sot kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, i cili theksoi se do të udhëheqin një fushatë pozitive, një fushatë për ofrimin e projekteve dhe një fushatë që do të kthejë shpresën tek qytetarët. Mickoski iu referua premtimeve në fushën e infrastrukturës. Ai tha se kanë plan që autostradën Kërçovë-Ohër ta përfundojnë deri në vitin 2026. Kreu i opozitës paralajmëroi dy miliardë euro investime në infrastrukturë dhe rialokim të mjeteve buxhetore në vlerë prej 250 milionë eurove për komunat në bazë vjetore.

“Ambicia jonë është që të punojmë në minimum 500 pika, në 500 lokacione në territorin e gjithë Maqedonisë, në mënyrë që të plotësohen nevojat e qytetarëve. Ne nuk do të jemi Qeveri vetëm aty ku ka kryetar komunash nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni, por duam të jemi Qeveri e të gjithë qytetarëve dhe të tregojmë se jo të gjithë politikanët janë njësoj, të tregojmë se nuk kemi ndërmend t’i ndajmë qytetarët”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 19:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.