Samsung njofton për rritje të fitimeve më shumë se 900 për qind

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 20:54

Samsung njofton për rritje të fitimeve më shumë se 900 për qind

Samsung Electronics pret që fitimet e kompanisë në tre muajt e parë të vitit 2024 të tejkalojnë për 10 herë ato të vitit të kaluar.

Kompania është optimiste për rritjen e të ardhurave pasi çmimet e çipave janë rikuperuar nga rënia pas pandemisë dhe kërkesa për produkte me Al është rritur.

Ndryshe, Samsung me bazë në Korenë e Jugut është prodhuesi më i madh në botë i çipave, telefonave dhe televizorëve, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Gjiganti teknologjik vlerëson se fitimi i tij operativ vetëm gjatë tre mujorit të parë të këtij viti është rritur në 4.9 miliardë dollarë, 931 për qind më i lartë se vitin e kaluar.

Që këto fitime të jenë aq të larta thuhet të ketë ndikuar rikthimi i çipave në tregun global, pasi kërkesa për furnizim me ta mbetet e madhe.

Por, tërmeti që goditi së fundmi Tajvanin, mund të ndikojë edhe në furnizimin global me çipa, gjë që mund të dërgojë Samsung-un në rritjen e çmimeve.

Megjithatë, kompania pritet të rrisë të ardhurat edhe nga shitja e serisë së re Galaxy S24. 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 20:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.