Kumanovë / Demolohet shtabi i koalicionit VLEN

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 09:01

Kumanovë / Demolohet shtabi i koalicionit VLEN

Gjatë mbrëmjes së kaluar nga persona të panjohur është demoluar shtabi i VLEN në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Rasti i demolimit të shtabit është lajmëruar në SPB Kumanovë. Përndryshe nuk është hera e parë që demolohen shtabet partiake në lagjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 09:01