Gavi rikthehet pas 204 ditësh dhe mban shiritin e kapitenit te Barcelona
Mesfushori i FC Barcelona, Pablo Gavi, është rikthyer në fushë pas një mungese të gjatë prej 204 ditësh për shkak të lëndimit, duke emocionuar tifozët në stadiumin Spotify Camp Nou.
Në rikthimin e tij, Gavi u paraqit menjëherë si kapiten i skuadrës, ndërsa tifozët e Barcelonës brohoritën emrin e tij në stadium. Mesfushori spanjoll foli me shumë emocion për trajnerin e ekipit, Hansi Flick, duke e vlerësuar për mbështetjen e madhe gjatë periudhës së rikuperimit.
“Flick më tha të jem vetvetja. Më tha: shko dhe bëhu Gavi që ke qenë gjithmonë, konkurrues si në çdo seancë stërvitore”, deklaroi Gavi.
Ai shtoi se trajneri gjerman ka qenë një mbështetje e madhe për të gjatë kohës së lëndimit.
“Hansi Flick është si një baba për mua. Ai ka bërë gjithçka për mua sa herë që kam qenë i lënduar. Shpresoj që ai të qëndrojë për shumë vite me ne te Barcelona, sepse është një person fantastik”, u shpreh mesfushori spanjoll.
Rikthimi i Gavit konsiderohet një lajm shumë i mirë për Barcelonën, e cila fiton një nga lojtarët më luftarakë dhe të rëndësishëm në mesfushë.
Flaka
















