Kur flet kutia e zezë, bien mitet” – VLEN sulmon BDI-në

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2026 09:45

Kur flet kutia e zezë, bien mitet” – VLEN sulmon BDI-në

VLEN ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi, duke e cilësuar atë si “kutia e zezë” e Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Artan Grubi është kutia e zezë e BDI-së. Ai nuk është një ish-funksionar i zakonshëm në arrest shtëpiak, por njeriu që i di të gjitha hyrje-daljet e sistemit që BDI e ka ndërtuar për vite me radhë. Ai është arkiva e gjallë e një skeme partiake që për vite është mbrojtur nga opinioni. Kur kutia e zezë bie në duart e institucioneve, nuk ka më hapësirë për lojëra, as për mite. Fillon zbulimi”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Sipas këtij subjekti politik, masa e arrestit shtëpiak nuk duhet parë si lehtësim i situatës për Grubin, por si hyrje në një fazë të re hetimore. “Arresti shtëpiak nuk është lehtësim. Ai është shenjë se historia ka hyrë në fazën ku fjalët e BDI-së nuk vlejnë më, por faktet. Institucionet kanë filluar të gërmojnë të vërtetën që BDI për vite e ka varrosur: si është ndërtuar pushteti pas shpinës së qytetarëve dhe ku kanë përfunduar paratë. Pikërisht për këtë BDI sot është në panik”, theksohet më tej.

VLEN pretendon se shqetësimi brenda strukturave të BDI-së lidhet me njohuritë që Grubi posedon për funksionimin e brendshëm të partisë. “Derisa Artan Grubi sheh televizor në shtëpi, në BDI mbretëron panik nga i pari deri te i fundit. Ata nuk kanë frikë nga masa, por nga pesha e asaj që Grubi e bart me vete. Sepse ai ka qenë aty ku vendosej gjithçka. Aty ku gjërat negocioheshin ‘nën tavolinë’. Aty ku kalohej pushteti dhe ndaheshin interesat”, vijon reagimi.

Në deklaratë përmendet edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke sugjeruar se procesi mund të ketë pasoja më të gjera politike. “Prandaj frika në Reçicë të Vogël nuk është e rastësishme. Është frikë nga momenti kur hija e Ali Ahmetit do të fillojë të flasë. Kur do të dalin emra, skema dhe role. Dhe kur do të bëhet e qartë se Grubi nuk është vetëm barrë për BDI-në, por një shkëndijë potenciale që mund ta djegë të gjithë konstruksionin e tyre”, thuhet në fund të reagimit.

Nga BDI deri tani nuk ka një kundërpërgjigje zyrtare ndaj këtyre akuzave. Gazeta Flaka

41
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2026 09:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
41
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?