Kthehu në faqen kryesore

Redaksia Flaka

Redaksia Flaka

Flaka është platformë moderne e lajmeve, e dedikuar për të sjellë informacion të saktë, të shpejtë dhe të paanshëm për lexuesin shqiptar. Me përkushtim ndaj vlerave të gazetarisë profesionale, ne raportojmë ngjarjet më të rëndësishme nga politika, shoqëria, ekonomia, kultura dhe rajoni.

Ligji i ri për media, me të cilin portalet e internetit njihen zyrtarisht si media, tashmë ka hyrë në fuqi. Duke respektuar rregullat e reja ligjore, Agjencia e Lajmeve Flaka është regjistruar si media online në nivel nacional në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

“Plotësuam 100% kushtet nga rregullorja për formën dhe përmbajtjen e aplikimit për regjistrim në Regjistrin e botuesve të mediave online dhe për mënyrën e udhëheqjes së këtij regjistri. Realisht, këto kushte neve si kompani mediatike i kemi përmbushur që në fillim të funksionimit. Që para 9 vitesh kemi pasur subjekt të regjistruar juridik si Shoqëri për botimin e gazetës elektronike dhe veprimtari gazetareske, kemi qenë transparentë me redaksinë, personin përgjegjës, kryeredaktorin, çmimoren e marketingut, kontaktin dhe adresën e kompanisë. Si media online në nivel republikan kemi pasur obligim të kemi të angazhuar dy kuadro me orar të plotë dhe sigurim shëndetësor e pensional. Edhe këtë kusht e kemi plotësuar,” tha kryeredaktori i Agjencisë së Lajmeve Flaka, Driton Zenku.

Ai shton se ky hap përbën një moment të rëndësishëm për rregullimin e medias online në vend.

“Llogarisim që me ligjin e ri për media kemi kaluar në një hap të rëndësishëm drejt rregullimit të medias online në vend,” deklaroi Zenku.

Platforma jonë është ndërtuar me standarde të larta teknologjike, që ofron përvojë të qartë dhe të lehtë për përdoruesit në çdo pajisje – desktop, tablet apo celular.

Agjencia e lajmeve Flaka u themelua në vitin 2016.

Kryeredaktor: Driton Zenku

Redaksia:

Drin Zenku – Sport

Diellza Hajdari – Kulturë

Tina Baliu – Shqipëri

Ligji për mediat online në Maqedoninë e Veriut

Çfarë ofrojmë?

  • Lajme të përditshme, të verifikuara dhe të përgatitura nga redaktorë me përvojë
  • Analiza dhe komente për zhvillimet politike dhe sociale
  • Raportime ekskluzive dhe investigime nga terreni
  • Opinion dhe kolumna nga zëra të njohur të shoqërisë
  • Përkthime të përzgjedhura nga mediat ndërkombëtare për çështje që prekin interesin publik
  • Lajme nga diaspora dhe zëri i shqiptarëve kudo që janë.

Misioni ynë

Të informojmë publikun me përgjegjësi, të ruajmë etikën profesionale dhe të kontribuojmë në ndërtimin e një opinioni të lirë, kritik dhe demokratik.

Na ndiqni

Për informacione të sakta dhe në kohë reale, na ndiqni në faqen tonë zyrtare, si dhe në rrjetet sociale:
Facebook | Instagram | YouTube | Telegram | Twitter/X