👤Flaka
Shqiptarët dhe qytetarët tjerë të këtij shteti për këto zgjedhjepresidenciale dhe parlamentare të vitit 2024, përpara vetes kanë 2 koncepte, tha sot në konferencë për shtyp Fatmire Isaki, zëdhënëse e shtabit qendror PDSH. Sipas saj, koncepti i parë i cili përfaqësohet nga Fronti Europian ku bënpjesë edhe PDSH-ja nëpërmjet kandidatit për president të këtijkoalicioni z.Bujar Osmanit, përfaqëson konceptin e zhbllokimit tëprocesit dhe anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriutnë Bashkimin Europian. “Koncepti rreth grupimit të kandidatit tjetër për president ArbenTaravari përfaqëson konceptin regresiv siç është bllokimi irrugëtimit të Maqedonisë së Veriut për në BE dhe në pajtueshmërime VMRO-DMNE dhe Levicën, të degradojnë të drejtat kolektivetë Shqiptarëve në këtë shtet. Nëpërmjet kandidaturës së z.Bujar Osmanit, kandidat i FrontitEuropian mundëson arritjen e në qëllimi strategjik përanëtarësimin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe si rezultat i kësaj do të sjell këto të mira përqytetarët: Maqedonia e Veriut si anëtare e plotë e BE, do të ketë rol tërëndësishëm në procesin e vendimmarjes të barabartë me antarëttjerë të BE; do të ketë akses në fondet strukturore të BE dhe fondet e kohezionit, me disa miliarda Euro; rritjen e investimeve dhe rritjen ekonomike përshkak të tregut tëzgjeruar që do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës; përkushtim ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit tësë drejtës”, tha mes tjerash Fatmire Isaki, zëdhënëse e shtabit qendror PDSH. Isaki tha që rritje e mirëqenies dhe shoqëri të bazuar në vlera identike si atotë Bashkimit Europian; “Ne si PDSH, si pjesë e koalicionit Fronti Europian ftojmëshqiptarët dhe gjithë të tjerët që ta votojnë kandidatin tonë z.BujarOsmani, dhe padyshim fitorja e tij spektakolare në këto zgjedhjepresidenciale, dhe fitorja në ato parlamentare do të mundësojëdebllokimin e procesit dhe antëarësimin e shpejtë të vendit në BE, si dhe do të parandalojë shpërnguljen e të rinjëve nga këtohapësira”, tha Fatmire Isaki, zëdhënëse e shtabit qendror PDSH.
Read Full Article▸