PDSH: Taravari si Mickovski-nuk i intereson integrimi në BE, por pushteti!

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Prill, 2024 17:12

PDSH: Taravari si Mickovski-nuk i intereson integrimi në BE, por pushteti!

Partia Demkratike Shqiptare dënon ashpër gjuhën e Taravarit i cili në mes tjerave thotë se“…ta bëjmë qeverinë e pastaj brenda 6 mujve ti bëjmë ndryshimet kushtetuese…”

“Kjo nuk paraqet asgjë tjetër përveç se ai grupim i ashtuquajtur vLEN nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse grupi rreth Taravarit të akomodohet në pushtet dhe rruga për integrim në BE të ngelë e bllokuar njejtë siç deklarohet edhe VMRO-ja e Mickovskit”, akuzon PDSH.

Qytetarët shqiptar dhe të tjerë, thonë nga PDSH, me votën e tyre për kandidatin për president të Frontit Eurpianë z.Bujar Osmani dhe në zgjedhjet parlamentare për kandidatët për deputet të po këtij koalicioni Fronti Europian, ku bën pjesë edhe PDSH-ja do të mundësojnë zhbllokimin e këtyre proceseve integruese ku vetëm pas ndryshimeve kushtetutuese do të formohet qeveria e re me çka Maqedoni e Veriut do të ec drejt BE.

“Taravari dhe ju të vLEN, shqiptarët nuk kanë nevojë nga ju të dëgjojnë qëndrimet e Mickovskit të VMRO-së në versionin shqip”, përfundon kumtesa.

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Prill, 2024 17:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media