”U bë sahati 12, shtriga nuk erdhi”…

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2026 20:09

”U bë sahati 12, shtriga nuk erdhi”…

Nga Nafie Selmani

“U bë sahati 12, shtriga nuk erdh” – ishte një lojë që e luanim kur ishim të vogla

Në një analogji të zhvillimeve politike të sotme, loja mund të quhet kështu: “Kaloi një vit, VLEN-i nuk u bë një.”

Kam shkruar që para shumë muajve se brenda këtij koalicioni raportet janë më shumë armiqësore dhe rivale sesa bashkëpunuese, dhe se bashkimi i tyre real është i pamundur, pavarësisht deklaratave të rrejshme që i jipnin ata për media.

Sot, megjithatë, është intresante të parashtrojmë pyetjen: Pse nuk po shkrihet Alternativa?!

Dhe, për këtë kam një përgjigje. Alternativa po e shfrytëzon situatën. Nga VLEN-i u largua i pari Taravari, u largua edhe Arben Fetai, ndërsa aty nuk është as Fatmir Limani. Plot aktivistë poashtu janë larguar të dëshpëruar. Kjo gjendje po i krijon hapësirë manovrimi Alternativës e cila edhe pse një parti e vogël sherin e ka te madh, dhe e ka dëshmuar se di ta përdorë momentin politik.

Alternativa vërtetë quhet “partia e minibusit”, por për ekzibicione është e aftë. Rikujtojmë se ajo edhe përkundër madhësisë së saj, ka arritur tri herë të bëhet pjesë e qeverive të ndryshme. Dhe kjo nuk ka ndodh rastësisht.

Megjithatë, për hir të korrektësisë dhe drejtësisë, duhet thënë edhe se në një pikë Bekim Sali ka plotesisht të drejtë. Ai nuk po pranon të bëjë lëshim që të barazohet me Bekim Qokun, pa votues, pa struktura, pa peshë politike dhe me një histori të pasur me gafe dhe skandale mediatike.

Prandaj, për hir të drejtësisë, në këtë rast e mbështes 100% Bekim Salin. Edhe pse ai u pat bë bashkë me Qokun kundër meje, ndërkohë që para do viteve unë si lypsare kërkoja vota për Salin, madje njëherë bashkë me gruan dhe motrën e tij. Ndërsa, nga ai kurrë nuk kam kërkuar asgje. A është kështu, Bekim?

Prandaj, sido që ka qenë Bekim, mos l’sho pe!
Nuk krahasohesh ti me Qokun. Sinqerisht!

Në asnjë pikë nuk mund të krahasohesh as barazohesh me Qokun, përveç që emrat i keni njësoj.

10
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2026 20:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?