Është përmirësuar furnizimi me energji elektrike  në lagjen Lisiçe të Shkupit

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Prill, 2024 11:14

Është përmirësuar furnizimi me energji elektrike  në lagjen Lisiçe të Shkupit

Elektrodistribuimi përfundoi fazën e parë të projektit për zëvendësimin e rrjetit mbitokësor me rrjet nëntokësor në rr. “Gavrill Konstantinoviq” në lagjen Lisiçe të Shkupit. Rrjeti i distribuimit të tensionit të mesëm është rikonstruktuar plotësisht, ndërsa në fazën e dytë e cila është në zhvillim e sipër, vijon kryerja e aktiviteteve të punës në rrjetin e tensionit të ulët.

Kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Vollfgang Maier dhe kryetari i komunës së Aerodromit, z.
Timço Mucunski vizituan dhe inspektuan terrenin.

“Me këtë projekt mundësojmë furnizim edhe më të sigurt dhe më stabil me energji elektrike për
konsumatorët tanë, si dhe kapacitet më të madh për lidhjen e amvisërive dhe objekteve të reja
industriale. Pas përfundimit të plotë të aktiviteteve të punës në këtë rrugë, kompania do të vazhdojë me
realizimin e projekteve tjera investuese edhe më gjerë në komunën e Aerodromit” tha z. Maier.

“Bashkëpunimi i frytshëm me EVN Maqedoni dha rezultate të dukshme në terren edhe atë në kohë
rekorde. Është rritur siguria e banorëve dhe është rregulluar ndriçimi i rrugëve. Rrjeti nëntokësor i
mundësoi komunës edhe më shumë hapësirë, e cila mund të përdoret për qëllime të tjera për të investuar
dhe për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve tanë” deklaroi z.Mucunski.

EVN Maqedoni punon çdo ditë në modernizimin dhe rikonstruktimin e rrjetit distributiv në mbarë vendin.
Këtë vit, kompania planifikon të investojë rreth 74 milionë euro në përmirësimin e cilësisë së përgjithshme
të distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike, si dhe në shërbimet e konsumatorëve.

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Prill, 2024 11:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.