Bekim Sali: Ali Ahmeti i ka mbledhur të gjithë horrat në oborrin e tij

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Prill, 2024 17:52

Bekim Sali: Ali Ahmeti i ka mbledhur të gjithë horrat në oborrin e tij

Kandidati për deputet nga koalicioni opozitar VLEN, Bekim Sali, në një intervistë për Gazetën LAJM, e ka quajtur të panatyrshëm koalicionin e drejtuar nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell INA

Sali ka thënë se Ahmeti, ka tubuar në oborrin e tij, të gjithë ata që deri dje i quante horra.

“Për fat të mirë kësaj radhe të gjithë patericat e BDI-së, të cilat funksiononin në opozitë dhe ishin shpesh shkaktar të përçarjeve, pakënaqësive, të lëvizjeve të çuditshme në opozitë, me qëllim që të mos arrihet ndonjë koalicion dhe mos të arrihet sukses për ta rrëzuar njëherë e përgjithmonë një parti politike e cila e ka kap veçmë shtetin. Sot janë bashkuar, ashtu siç e thotë edhe vetë z. Ahmeti të gjithë horrat, i ka mbledhur në oborrin e tij dhe në mënyrë shumë artificiale mundohen ta funksionaliziojnë atë koalicion. Por, sovranit, votuesit i kujtohen të gjitha akuzat që kanë bërë për njëri tjetrin. Për fat të keq, paturpësisht sot i shohim bashkë duke I ngritur duart, duke përshëndetur njëri tjetrin, duke menduar se ky është një film i cili mund të fshihet e kaluara dhe prej sot të fillojmë një epizodë të re të skenës politike. Do t’ju përkujtoj vetëm akuzën e z.Sela ndaj z.Ahmeti se është i dyshuar apo ka intenca se ai ka marrë pjesë në inskenimin e vrasjes së tij që është një fatkeqësi shumë e madhe. Këtu lidhen edhe akuzat e z.Thaçi se z.Sela është një kriminel ordiner, ka nxitur vrasje, etj. Këto janë akuza që nuk i ngjajnë një politikani serioz”, tha mes tjerash Bekim Sali.

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Prill, 2024 17:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.