Taravari: Qytetarë janë përcaktuar për ndryshimin, e ndryshimi është me VLEN-in

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Prill, 2024 21:03

Taravari: Qytetarë janë përcaktuar për ndryshimin, e ndryshimi është me VLEN-in

Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari, nga tubimi qendror i koalicionit në Kumanovë, tha se këtë radhë jemi bashkuar për të fituar. Ai tha se e kanë dëgjuar zërin e popullit për tu bashkuar ndërsa është edhe bekimi i kryeministrit Alibn Kurti.

“Jemi treguar fisnik me njëri tjetrin sepse qëllimin e kemi të artë, ndryshim dhe vetëm ndryshim, nuk ka alternativë tjetër në këto zgjedhje. Kështu po duket situata. Ne i kemi dyert e hapura kudo që shkojmë në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Prishtinë edhe në Tiranë. Këtë gjë fatkeqësisht nuk mund ta themi për kundërkandidatin tim, ai i ka mbyll derën vetes”, deklaroi Arben Taravari

Taravari mes tjerash numëroi katër shtyllat e programit të tij, duke thënë se bëhet fjalë për një program përbashkues pa mashtrime dhe pa fjalë të kota.

“22 vite keqqeverisje janë shumë. Tashmë është bërë e papërballueshme kjo situatë. Neve po e shohim se sa i nevojshëm është ndryshimi, më shumë se sa që ne po e potencojmë, këtë fakt po na e tregon gjendja në teren, bisedat e përditshme me qytetarët dhe skandalet e përditshme e aktorëve institucional e shtetëror”, u shpreh Taravari, duke shtuar se është i bindur se qytetarët janë përcaktuar për ndryshim, e ndryshimi është me VLEN-in.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Prill, 2024 21:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.