VLEN sërish me akuza për Llotarinë Shtetërore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Prill, 2024 12:21

VLEN sërish me akuza për Llotarinë Shtetërore

Pas kërcënimit për padi që na u bë nga Llotaria Shtetërore e RMV-së, ku drejtor është dora e djathtë e
Artan Grubit, ish asistenti i tij Përparim Bajrami, pasiqë ne ngritëm çështjen e furnizimeve publike për
aparate të kazinove dhe karrikeve për kazino, furnizime këto të cilat janë ende aktive edhe gjatë kësaj
fushate, akuzuan nga VLEN.

Nga atje thonë që: Sot duam para jush të ripotencojmë se nuk ka forcë që do të na shmang nga rruga jonë për tëdemaskuar çdo kriminalitet që keni bërë në këtë institucion.

“Të shkojmë me rradhe, Në shpalljen publike me numër 05983/2024 dhe 05801/2024, tendera të cilat janë hapur me datë 28.03.2024 respektivisht 29.03.2024, shihet procedura e blerjes së 2100 aparateve të kazinove dhe 2000 karrikeve për kazino, ku sipas përllogaritjes së çmimeve nga tenderët e njejtë në të kaluarën, shuma e këtij furnizimi do të arrij mbi 23 milionë euro. Ky tender është i hapur nga NOVO VLT, ku pronar dominant është Llotaria Shtetërore e RMV. Më tutje, para jush ekskluzivisht po i shpalosim anëtarët e bordit të NOVO VLT, ku të gjithë janë njerëzit më të afërt të kazinomenit Artan Grubi”, akuzuan nga VLEN.

“Shkojmë me rradhë: Përparim Bajrami, drejtori i Llotarisë Shtetërore të RMV, ja edhe fotografia e tij me
kazinomenin Artan Grubi. Artin Spahiu, kryetari i degës së BDI-së në Dibër dhe anëtar i kryesisë qëndrore të BDI-së, mik i afërt i Artan Grubit. Ja edhe fotografia e tij me kazinomenin Artan Grubi. Omer Bunjaku, këshilltari në kabinetin e Artan Grubit dhe shok i afërt i tij. Ja edhe fotografia e tij me kazinomenin Artan Grubi. Të rikujtojmë, vetëm për këtë mandat 4 vjeçar të Grubit si zv kryeministër i parë, mbi 76 milion euro
para të qytetarëve, që çdo ditë ballafaqohen me telashe finansiare, shkuan në biznesin e fëlliqur të kazinove. 76 milionë euro! Merreni me mend sa shkolla, sa çerdhe, sa ambulanca, sa terapi për medikamente, sa salla për sport, sa subvencione për bujq do të mund të jepeshin me këto para”, akuzuan nga VLEN.

Nga atje pyesin a thua, ne xhepat e kujt mbarrojnë këto shuma marramendëse parash?

“Pyesim publikisht, përse të gjithë njerëzit më të afërt të Artan Grubit janë të përzier te biznesi i
kazinove? Kjo nuk është e tera. Asnjë kërcënim nuk do të na ndal nga shpalosja e krimit që e keni bërë.
Pas 24 prillit dhe 8 majit, asgje nuk do të jetë e njejtë. Secili që ka bërë krim, do të jep llogari para
institucioneve kompetente”, përfundon kumtimi VLEN-it.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Prill, 2024 12:21