Ndërron jetë 43 vjeçari Edmond Amzai nga Gostivari
Një lajm tronditës vjen nga Velesi. Edmond Amzai nga Gostivari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një aksident trafiuku në hyrje të qytetit të Velesit, njofton Flaka
Flaka mëson që deri te vdekja në vendngjarje erdhi pasi i ndjeri ka devijuar me motorin e tij në një kthesë rrugore. Pasi ka humbur orientimin mbi motorin.
Pas daljes nga rruga i ndjeri ka fluturuar nga motori, pas çka i ndjeri ka përfunduar në një platformë prej betoni me lëndime të rënda në kokë. Motori pastaj është përfshirë i tëri dhe është shkrumuar nga flakët e zjarrit.
Në vendngjarje kanë dalur ekipe të ndihmës së shpejt nga Shkupi dhe zjarrfikës, por për fat të keq ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij me lëndime serioze në pjesën e kokës. Ka pasur tentime për reanimim por kanë qenë të pasuksesshme.
Në të njëjtin vend, një vit më herët ka patur edhe një aksident tjetër me motor. Çifti nga Kosova kishin devijuar nga rruga, por për fat të mirë kishin shpëtuar vetëm me lëndime trupore. Ky fakt tregon që kthesa ku ndodhi aksidenti është delikate dhe sipërfaqa e rrugës është jo e përshtatshme për drejtimin e motorëve.
Gostivari humbi një artist të dalluar. Edmond Amzai ishte pronar i Foto Studio Akon nga Gostivari. I lindur në vitin 1981, Edmondi la pas vetës bashkëshorten dhe djalin e tij, Akon Amzai.
Vdekja e tij ka bërë që disa nga subjektet politike të ndëpresin aktivitetet e fushatës presidenciale.
”Ju informojmë që Tubimi i Koalicionit VLEN i paraparë për sonte në Gostivar në ora 20:30, do të anulohet për shkak që gjatë ditës ka humbur jetën në një aksident trafiku i riu nga Gostivari Edmond Amzai dhe në shenjë respekti anulojmë aktivitet e parapara për sot dhe nesër. Ndërsa familjes Amzai, miqve dhe të gjithë gostivarasve ju shprehim ngushëllimet e sinqerta”, thuhet në njoftimin nga Koalicioni VLEN.
”Të tronditur nga lajmi për aksidentin me ç’rast humbi jetën i riu Gostivaras, me pikëllim të thellë shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Në të njëjtën kohë, ju njoftojmë se shtabi komunal i BDI-së në Gostivar dhe Frontit Europian, pezullojnë aktivitetet parazgjedhore për sot dhe nesër”, njoftuan nga BDI, dega në Gostivar.
”Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta e të riut nga Gostivari, Edmond Amzai. Në këto momente të vështira jemi pranë familjarëve, bashkëshortes, miqve dhe ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme. Gjithashtu ju njoftojmë se shtabi i Aleancës për Shqiptarët-Gostivar anulon çdo aktivitetet parazgjedhore deri në një njoftim të dytë. Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këte humbje tragjike. Të qoftë i lehtë dheu, i dashur Edmond”, njoftuan nga ASH e Ziadin Selës.
”Me dëshpërim të thellë mësova për ndarjen tragjike nga jeta të Edmond Amzait.
Është një dhimbje e madhe kur mendon se çfarë djali ishte dhe në çfarë moshe ishte…Ngushëllime familjes së tij në këto orë të tmerrshme! Zoti Qoftë me Ju dhe Zoti e pastë afër këtë djalë që e pati të shkruar këtë fat të trishtë”, ngushëlloi familjen Amzai kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
”Vërtet të All-llahut jemi, dhe tek Ai, doemos është kthimi ynë. Na pikëlloi shumë lajmi i ndërrimit jetë të artistit dhe fotografit gostivaras Edmond Amzai nga Gostivari. Lusim Krijuesin e Mëshirshëm që të ndjerit t’ia zbukurojë pritjen në botën tjetër, ndërsa familjes dhe miqve t’u japë forcë e sabër. Ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim personal dhe në emër të gjithë nëpunësve të Muftinisë së Gostivarit familjes, miqve e gjithë gostivarasve, thuhet në letër-ngushëllimin e H. Sabahudin ef. Zendeli, Mufti i Muftinisë së BFI – Gostivar.
Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet gjatë ditës aë hënë në vendlindjen e tij në Gostivar. Flaka Media