Zjarri pranë fshatit Sellcë shkakton panik tek banorët: Flakët i afrohen shtëpive

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 13:24

Zjarri pranë fshatit Sellcë shkakton panik tek banorët: Flakët i afrohen shtëpive

“Që prej pesë ditësh zjarri vazhdon të digjet këtu mbi fshatin Sellcë. Ditëve të fundit zjarri është ofruar shumë pranë shtëpive të fshatit,. Banorët druajnë se mund të kaplohen edhe shtëpitë. Ditën e djeshme përveç zjarrfikësve kanë intervenuar edhe helikopterët, por pa sukses”m raporton Bashkim Sulejmani, gazetar. Banorët thonë se janë të frikësuar. Apelojnë për reagim të shpejtë.

“Na frikëson shumë zjarri por s`ka kush të vij ta shuaj. Dje ishte helikopteri por sikur me i hedh benzinë, ende më shumë u përhap. Na është ofruar gati në fshat, e shohim se shumë afër ka mbërrit”, u shpreh një banor.

“Është duke u ofruar ja shiheni. Erdhën dje edhe helikopterët hodhën ujë por sikur ende më shumë e ndezën. S’mund të flemë rehat se na djeg drutë e pikërisht këto dru na mbrojnë nga rrëshqitjet e dheut”, tha një tjetër banorë.

Në pamundësi për ta shuar zjarrin shkaku i terrenit të pa arritshëm, zjarrfikësit e Tetovës, i kanë bërë thirrje Drejtorisë për Menaxhim me Kriza që të aktivizojë avionët për shuarjen e flakëve.

“Nga Qendra për Menaxhim me Kriza kemi kërkuar që të menaxhohen helikopterët dhe avionët që i posedon shteti, por deri më tani vetëm një helikopter ka dalë dje në terren dhe kërkova edhe sot të del se zjarri po përhapet. Apeloj drejtorinë e menaxhimit me kriza që posedojnë tre aeroplanë që të na ndalin në ndihmë që ta ruajmë natyrën”, deklaroi Avni Ameti, shef i NJTKZ Tetovë.

Dyshimet e para janë se shkaktar i zjarrit mbi fshatin Sellcë të Tetovës është faktori njeri. /Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 13:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.