Bujar Osmani: Lajmin e parë që po vjen presidenti i parë e kemi marë pikërisht në Kumanovë

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 22:38

Bujar Osmani: Lajmin e parë që po vjen presidenti i parë e kemi marë pikërisht në Kumanovë

Kandidati për president nga radhët e Frontit Evropian, Bujar Osmani sonte ka takuar banorët në komunën e Likovës.

“Lajmin e parë që po vjenë Presidenti i parë e kemi marë pikërisht në Kumanovë, kur për tre orë mblodhet mbi 1000 nënshkrime, për kandidaturën time, andaj ju falenderoj nga thellsia e zemrës për këtë mbështetje por edhe për këtë masovitet sonte dhe për këtë energji dhe shpresë që po e ndjejë sonte në këtë sallë këtu. Asnjëherë si tani nuk kemi qenë para dy të ardhmeve krejt ndryshe. Kanë mbetur edhe disa ditë që të vendosim se cilën të ardhme do e zgjedhim. A do të lejojmë që të na kthehet nacionalizmi I tërbuar që kërkon 61 deputet, apo do ta ruajmë kursin e dinjitetit të institucionalizuar nëpërmjet Frontit Europian. Politika është punë fisnike, ndoshta dikush e ka kontaminuar, ndoshta opozita me ketë fushatë të zezë, vetëm duke hedhur baltë me principin pështyj ndaj kundërshtarit se diçka do të ngjitet, ka krijuar përshtypje se politika është diçka e keqe. Politika nuk është punë e lehtë, është shërbim publik”, u shpreh Osmani.

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 22:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.