Bajrami: Bashkë ta ndërtojmë Frontin e sovranit për barazi, drejtësi, legjitimitet, demokraci dhe dinjitet

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 14:06

Bajrami: Bashkë ta ndërtojmë Frontin e sovranit për barazi, drejtësi, legjitimitet, demokraci dhe dinjitet

Fronti Europian ka njoftuar gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare për tentativën për inzhinjering zgjedhor me marrëveshje ndërpartiake jashta-institucionale për votim dhe mbivotim në Komisionin Shtetëror Zgjedhor si dhe me presione partiake ndaj Gjykatës Administrative.

Kjo tentativë për inzhinjering zgjedhor ka për qëllim ndryshimin e raporteve të numrave në Kuvend nëpërmjet marrëveshjes politike në tavolinë. 

Kredibiliteti i zgjedhjeve dhe i procesit demokratik, u pranua njëzëri dhe u përshëndet nga të gjitha partitë dhe komuniteti ndërkombëtar.

Më pas, me marrëveshje politike dhe plan monstruoz antidemokratik, të gatuar në selitë partiake të VMRO, LSDM dhe Vlen, po tentohet shtrembërimi i vullnetit të qytetarëve. 

Seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ishte demonstrim skandaloz i mbivotimit dhe i suspendimit të parimeve të Marrëveshjes së Ohrit.

Tash, demokracia e vendit dhe besimi mbi procesin është në duart e gjykatës administrative dhe ne ftojmë të gjitha institucionet të veprojnë në përputhje me Ligjin, pa direktiva partiake ose politike nga cilado pale, dhe të mbrojnë kredibilitetin e procesit zgjedhor deri në fund pa hedhur asnjë njollë mbi vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje.

Në mënyrë jo të drejtë dhe me mbivotim si në kohëra të monizmit në KSHZ, u soll vendim për rivotim në disa vendvotime në zonën e 5 dhe 6, pikërisht në vendvotime ku fitues janë palët ankimuese, të cilët votuesit e tyre po i emërtojnë si hajdutë, duke poshtëruar kështu një elektorat të tërë. 

Mediat, qytetarët, partite politike, shoqëria civile, komuniteti ndërkombëtar, Brukseli e Uashingtoni, të gjithë bashkë duhet të ndërtojmë Frontin e sovranit për barazi, drejtësi, legjitimitet, demokraci dhe dinjitet për t’i bë ballë këtij rikthimi të sistemit antidemokratik që prodhon kriza ndërkombëtare, ndërfqinjësore, ndëretnike, politike dhe shoqërore, tha Naim Bajrami nga Fronti Europian.

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 14:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.