“Flaka zbardh emrat e ministrave të VMRO-DPMNE. Ka disa digastere të reja”

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 16:16

“Flaka zbardh emrat e ministrave të VMRO-DPMNE. Ka disa digastere të reja”

Agjencia e lajmeve Flaka ka arritur deri tek emrat e kabinetit të ri qeveritar nga radhët e VMRO-DPMNE. Në mesin e tyre ka kuadro të reja por nuk mungojnë as kuadro të vjetra të kësaj partie. Do të ketë ministri të reja dhe ndryshime tek organizimi i ministrive ekzistuese.

Edhe pse ende jo zyrtarisht, ministër i mbrojtjes do të jetë Timço Mucunski, ministër i punëve të jashtme Antonio Milloshovski,ndërsa ministër i punëve të brendshme Aleksandër Nikollovski.

Nga burime të veta brenda partisë së Mickovskit, Flaka mëson që ministër i financave pritet të jetë Gordana Dimitrievska Koçovska, ministër i transportit dhe lidhjeve Vladi Misalovski dheministër i punës dhe politikës sociale Gjoko Velkovski.

Në minisrinë e re, atë të energjetikës dhe minierave pritet të emërohet Sanja Bozhinovska kurse ministër i drejtësisë emërohet Pançe Toshkovski.

Minisër i informatikës dhe shoqërisë informative pritet të emërohet Stefan Andonovski, kurse ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave pritet t’i prijë Ctefan Tripunovski.

Për ministër të mjedisit jetësor dhe planifikim hapsinor ende nuk është vendosur. MASH do të reduktohet në më tepër ministri. Minisër i Arsimit pritet të jetë Vesna Anevska kurdese ministër i sportit, Borko Ristovski. Janë 13 ministri që pritet të drejtohen nga kuadro të VMRO-DPMME dhe koalicionit Maqedonia përsëri e juaja. Ende nuk dihen ministritë që do t’i takojnë VLEN-it dhe a do të ketë edhe ministri të reja. Flaka Media

43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 16:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme