LSDM ngre zërin për “balanserin” dhe rastin në kalimin kufitar të Bllacës!

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Shtator, 2024 13:29

LSDM ngre zërin për “balanserin” dhe rastin në kalimin kufitar të Bllacës!

LSDM-ja opozitare ka akuzuar sot ministrin e brendshëm Pance Toshkovski se në vend se të shkarkoj nga posti shefin e policisë kufitare Veri Naim Ramuka për shkak të skandalit me dasmorët e Afrim Gashit ai ka dënuar policët e turnit në kalimin kufitar Bllacë.

”Sipas informacioneve tona, komandanti i pikës kufitare Bllacë ka pranuar kërkesë direkte nga Naim Ramuka që gjashtë punonjësve t’u jepen vërejtje me shkrim. Me këtë plani ishte që ata të iknin pa gjoba dhe të merrnin përgjegjësi. Ramuka e informoi komandantin se kjo duhej bërë sepse e tëra  gjoja ishte rregulluar mes Izet Mexhiti dhe Pançe Toshkovskit, në nivel të lartë politik. Kështu donin që të ngatërrohet e gjithë puna Toshkovski dhe Ramuka.Por, komandanti i pikës kufitare Bllacë, emrin e të cilit nuk do ta zbulojmë, ka refuzuar të shqiptojë një dënim të tillë, duke e konsideruar atë të padrejtë ndaj punëtorëve. Ai tha qartë se nuk ka asnjë përgjegjësi nga ana e punonjësve dhe kërkoi që rasti të zgjidhet nga Kontrolli i Brendshëm i MPB-së” – tha Bogdanka Kuzeska.

Sipas LSDM kontrolli I brdnshëm më gjitha forcat është duke u mundura të manipulojë me rastin dhe të dënohen njerëz të pafajshëm.

”Kjo është VMRO-MVRO-ja e njohur dhe metodat e kohës së Gordana Jankullovskës. LSDM kërkon që të gjeturat e kontrollit të brendshëm të publikohen urgjentisht, publikisht dhe në mënyrë transparente. LSDM kërkon që urgjentisht të lokalizohet përgjegjësia tek ai që ka dhënë komandën! Ne e dimë saktësisht se kush duhet të mbajë përgjegjësi, si dhe për çfarë dhe këtë e kemi bërë të ditur tashmë në opinion. Nëse Toshkovsku mundohet ndonjë punonjës në MPB ta shfrytëzoj si viktimë, ne do të reagojmë ashpër” – tha Bogdanka Kuzeska.

LSDM ka ftuar edhe njëhëre Propkurorin publike të pronocohe rreth rastit dhe pyet pse ajo heshtë për rastin. Nga partia më e madhe opozitare kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Ramukës dhe Toshkovskit nga pozitat e tyre. 

Po ashtu, Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë, përmes një komunikate me shkrim ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se nuk po e përmbush premtimin parazgjedhor për shfuqizimin e balancuesit. Madje sipas partisë opozitare maqedonase, ky mekanizëm vetëm po përmirësohet dhe zgjerohet.

“Ministri i administratës publike që vjen nga partia ZNAM pranoi se balancuesi mbetet në fuqi. Edhe pse vetëm dy javë më parë ai foli krejtësisht ndryshe.

Me këtë pohim u fundos edhe një premtim i Hristijan Mickoskit.

Në vend që ta shfuqizojmë balancuesin siç e ka premtuar DPMNE-ja, tani kemi një balancues të përmirësuar dhe të zgjeruar, aplikimi i të cilit do të jetë përgjegjësi e Kuvendit dhe do të menaxhohet nga BDI.

Qeveria e DPMNE-së në një kohë shumë të shkurtër nëpërkëmbi të gjitha premtimet e bëra qytetarëve. Dhe ZNAM rezultoi se nuk ishte asnjë faktor në Qeveri, vëzhgues i heshtur dhe ekzekutues i dëshirave të Mickoskit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Shtator, 2024 13:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme