BDI: Skandali në Këshillin Gjyqësor, pasqyrim i shtetit të kapur!

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2024 12:59

BDI: Skandali në Këshillin Gjyqësor, pasqyrim i shtetit të kapur!

Dorëheqja e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, shënon një tjetër moment dramatik që pasqyron gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe rrënimin e pavarësisë së institucioneve. Sulmet personale, presionet politike dhe manipulimet publike që përshkruan zonja Dameva janë një pasqyrë e qartë e qeverisë jolegjitime dhe të papërgjegjshme, e cila nuk ndalon në përpjekjet për të shtrirë kontrollin mbi çdo segment të shtetit.

Kjo qeveri jo vetëm që ka dështuar të garantojë një sistem të drejtë dhe të pavarur gjyqësor, por po përdor çdo mjet për të shantazhuar dhe diskredituar ata që nuk janë të gatshëm të përkulen përballë presioneve politike. Kur funksionarët e lartë të drejtësisë, të ngarkuar me mbrojtjen e ligjit dhe drejtësisë, shantazhohen publikisht, mesazhi që përcillet është i qartë: në këtë vend, pavarësia institucionale është bërë armik i qeverisë.

211
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër sulmet politike ndaj zonjës Dameva dhe ndërhyrjet brutale ndaj integritetit të Këshillit Gjyqësor. Sulme të tilla janë jo vetëm një sulm personal ndaj një individi, por edhe një përpjekje për të paralizuar të gjithë sistemin gjyqësor, duke minuar çdo përpjekje për reforma reale dhe drejtësi të pavarur.

Ne u bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare që të ndjekin nga afër këtë situatë dhe të reagojnë ndaj rrëshqitjes së vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut në autoritarizëm dhe kapjen totale të shtetit. Është e qartë se qytetarët nuk mund të presin drejtësi nga një qeveri që sulmon institucionet e drejtësisë për përfitime politike.

Kjo është një thirrje për reflektim dhe veprim. Pavarësia e gjyqësorit është shtylla e çdo demokracie dhe kapja e tij është një akt që kërcënon stabilitetin dhe të ardhmen e vendit. Bashkimi Demokratik për Integrim, do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të institucioneve të pavarura dhe të drejtësisë, sepse besojmë se drejtësia e lirë dhe e paanshme është garancia e vetme për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2024 12:59

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
211
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?