Ahmeti mori “Çelësin e Qytetit” në Prishtinë, Taravari i reagon Ramës: Është ofendim për shqiptarët e Maqedonisë
Kreu i komunës së Prishtinës, Përparim Rama dje i dorëzoi nderin “Çelësin e Qytetit” kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Për këtë sot ka reaguar Arben Taravari nga VLEN, i cili vlerëson se kjo është ofendim për shqiptarët e Maqedonisë.
“Në një kohë kur ambasada amerikane e ka shpallur numrin 2 të Ali Ahmetit në Listën e Zezë si një njeri i përfshirë në afera koruptive, dhe Ahmeti vet për 22 vjet ka keqpërdorur popullin duke e varfëruar e duke pasuruar nipat dhe Njerëzit e tij , dhënia e Çelsit të Prishtinës nga Përparim Rama më duket një absurditet dhe ofendim sidomos për ne, Shqiptarët e Maqedonisë”, shkruan Taravari.