Reagon BDI: Ministri i Vdekjes duhet të jepë dorëheqjen menjëherë—Mjaft Më

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 15:44

Reagon BDI: Ministri i Vdekjes duhet të jepë dorëheqjen menjëherë—Mjaft Më

Vdekja tragjike dhe e parandalueshme e një foshnjeje shtatëmuajshe, e konfirmuar tani më zyrtarisht nga Inspektorati Shëndetësor si rezultat i keqtrajtimit të rëndë, shënon një kapitull të errët në historinë e sistemit tonë shëndetësor. Kjo nuk është një rast i izoluar—pesë fëmijë të pafajshëm kanë humbur jetën brenda vetëm një muaji e gjysmë për shkak të neglizhencës, mungesës së organizimit dhe një dështimi të plotë të udhëheqjes në Ministrinë e Shëndetësisë, akuzuan nga BDI.

211
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Në vend që të merret me këto çështje jetike, Ministri i Shëndetësisë ka zgjedhur të merret me politika partiake, duke mbyllur sytë para vuajtjeve të familjeve dhe fëmijëve. Kjo nuk mund të falet. Ministri tani është kthyer në një simbol të indiferencës dhe paaftësisë në sytë e publikut—një “Ministër i Vdekjes” që ka lënë gjurmë vetëm me tragjedi të parandalueshme dhe shembjen e besimit në sistemin tonë shëndetësor.

BDI kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Shëndetësisë dhe Drejtorit të Klinikës Universitare për Fëmijë. 

Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur ndërsa jeta e fëmijëve humbet dhe familjet shkatërrohen për shkak të lojërave politike dhe dështimeve administrative.Shëndeti dhe siguria e qytetarëve duhet të jenë mbi gjithçka tjetër. Mjaft më, akuzuan nga BDI. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 15:44

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
211
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?