Osmani kërkon mbrojtje të shqiptarëve në RMV, Taravari i hedh poshtë akuzat për destabilizim

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2024 22:17

Osmani kërkon mbrojtje të shqiptarëve në RMV, Taravari i hedh poshtë akuzat për destabilizim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën e përbashkët plenare të parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë, që mbajti të premten, bëri thirrje për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ajo theksoi se është thelbësore që Shqipëria dhe Kosova të harmonizojnë politikën e tyre të jashtme dhe të bashkëpunojnë në mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, pavarësisht se cili është vendbanimi i tyre.

Osmani paralajmëroi edhe për tendenca destabilizuese në Maqedoninë e Veriut me heqjen e të drejtave tashmë të fituara shqiptarëve në vend.

Ministri i shëndetësisë Arben Taravari reagoi për deklaratat e këtilla duke folur për portalin shqiptar Albanian post se e respekton presidenten Osmani, por i vjen keq që ndonjëherë është viktimë e informacioneve të rrejshme. Taravari siguron se nuk ka rrezik për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë rrezik për heqjen e të drejtave të shqiptarëve, kështu që me kënaqësi e njoftoj Osmanin se shqiptarët sapo i morën të drejtat të cilat shkeleshin brenda 22 viteve të fundit”, tha Arben taravari nga VLEN.  

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2024 22:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.