BDI: Qytetarët në mëshirën e një politike mashtrimi që promovon përjashtimin etnik

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 09:22

BDI: Qytetarët në mëshirën e një politike mashtrimi që promovon përjashtimin etnik

Kanë kaluar muaj të tërë që nga zbatimi i programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së nëpërmjet vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e përkatësisë etnike dhe anulimin e mekanizmit të balanserit, akuzuan nga BDI.

“Qytetarët u mashtruan me premtimin për një ligj të ri që do të adresonte këtë padrejtësi, por ligji nuk duket as sot e kësaj dite! Në vend të kësaj, institucionet, sidomos ato të sigurisë, po spastrohen nga shqiptarët me një projekt të qartë që nuk mund të quhet ndryshe pos përjashtim etnik”, shprehen nga BDI.

Sipas BDI, një tjetër premtim që ra në ujë ishte ai për ndryshime kushtetuese brenda gjashtë muajve. 

“Premtuan masa disiplinore për policin që poshtëroi flamurin shqiptar – mashtruan. Është instaluar një politikë mashtrimi për të blerë kohë dhe për të mbajtur pushtetin, por shqiptarët dhe qytetarët që besojnë në barazi dhe drejtësi i kanë lexuar qartë veprimet e këtij pushteti me legjitimitet monoetnik”, akuzuan nga BDI.

Institucionet, vijon kumtesa, që dikur u shërbenin të gjithëve, tani janë kthyer në mjete të përjashtimit etnik dhe krijimit të hegjemonisë!

Sipas BDI, shqiptarët po përjashtohen dhe margjinalizohen në mënyrë sistematike, dhe kjo nuk është vetëm një padrejtësi ndaj një etnie, por një goditje ndaj demokracisë dhe stabilitetit të vendit. 

“Toleranca ndaj kësaj politike po mbaron! Fati i këtij vendi nuk mund të jetë në mëshirën e një fryme që jeton në të kaluarën! Shkurt dhe shqip: Vleni  – S’vlen”, thonë nga BDI.

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 09:22

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.