Fronti Evropian komenton deklaratën e kryeparlamentarit Gashi: Ishte tradhëti!

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2024 11:39

Fronti Evropian komenton deklaratën e kryeparlamentarit Gashi: Ishte tradhëti!

Fronti Evropian, përmes një konference për shtyp para Parlamentit, shprehu indinjatën, dhe sic u tha, revoltën e saj të thellë ndaj deklaratave të fundit të turpshme të Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

“Pohimi  i tij, se gjuha e vetme zyrtare në vend është maqedonishtja, ndërsa gjuha shqipe është një “gjuhë e përkthyer,” përbën jo vetëm një gënjeshtër të hapur, por edhe një tradhëti të rëndë ndaj popullit shqiptar, historisë sonë dhe të drejtave tona të fituara me shumë mund. Është tronditëse, por jo e habitshme, që zoti Gashi—një person i përzgjedhur për të shërbyer si kukull në hierarkinë më të lartë të shtetit—të bjerë kaq poshtë, duke arritur nivele vetëposhtërimi që as anti-shqiptarët më të zjarrtë nuk kanë guxuar t’i prekin”, tha deputetja Pasholli.  

Ky akt i turpshëm, shtoi ajo, nënshtrimi dhe tradhëtie tregon jo vetëm mungesën e tij të integritetit, por edhe gatishmërinë për të minuar parimet kushtetuese të këtij shteti për të ruajtur karrigen e tij. 

 “Le t’ia kujtojmë z. Gashi disa fakte të pakundërshtueshme: Amendamenti V i Kushtetutës përcakton qartë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare krahas maqedonishtes, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve e konsolidon më tej përdorimin e gjuhës shqipe si zyrtare në të gjitha sferat e jetës publike. Në praktikë, gjuha shqipe është një komponent i pandashëm i strukturës institucionale, kulturore dhe shoqërore të vendit tonë—një realitet që nuk mund të fshihet nga asnjë akt servilizmi.  Duke mohuar këto të vërteta, Afrim Gashi jo vetëm që ka fyer popullin shqiptar, por ka delegjitimuar vetë postin që mban”, tha deputetja e FE, Arbana Pasholli. 

Si Kryetar i Kuvendit, tha ajo, detyra e tij është të mbrojë Kushtetutën, të ruajë harmoninë ndëretnike dhe të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve — jo të përçajë, të mbjellë përçarje dhe të ulë dinjitetin e komunitetit të dytë më të madh etnik në vend.

“Kjo është një tradhti e përmasave të mëdha. Fjalët e Afrim Gashit tingëllojnë si retorika e atyre që historikisht kanë synuar të margjinalizojnë shqiptarët, të fshijnë identitetin tonë dhe të nëpërkëmbin kontributet tona në këtë shoqëri.  E tij tradhtojnë sakrificat e brezave të shqiptarëve që luftuan për barazi, përfaqësim dhe respekt në këtë shtet.  Afrim Gashi nuk përfaqëson askënd veç vetes dhe interesave të ngushta të atyre që e vendosën në këtë pozitë.  Ai nuk është një zë për popullin shqiptar dhe nuk mishëron vlerat, krenarinë apo aspiratat tona. Afrim Gashi ka kaluar një vijë që asnjë shqiptar nuk duhet ta kalojë”, u shpreh Pasholli.  

Historia, tha ajo, do ta mbajë mend këtë tradhëti, dhe populli shqiptar nuk do ta falë. Kërkojmë dorëheqjen e tij të menjëhershme nga posti i Kryetarit të Kuvendit. 

 Ai, përfundoi Pasholli, do të mbetet turpi i popullit tonë, i historisë sonë. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2024 11:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.