VLEN: BDI non grata i ka gërhamat e fundit të jetës politike

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Janar, 2025 12:08

VLEN: BDI non grata i ka gërhamat e fundit të jetës politike

BDI non grata, partia e pazareve personale në vend që të reflektojë e të rifreskojë radhët, vazhdon me retorikën e saj të nënçmimit të inteligjencës së shqiptarëve. Kjo parti, që heshti për Sopotin, Monstrën, Lagjen e Trimave, rastin “Alfa”, vrasjen e Harun Aliut, enciklopedinë ofenduese, projektin korruptiv Shkupi 2014 dhe dhjetëra raste të tjera që do mbushnin një libër të tërë, sot guxon të akuzojë të tjerët për “mospërfaqësim”?!

Populli e di të vërtetën!* BDI ka firmë të pashlyeshme në paktin e errët me Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin!

BDI ndryshoi Kodin Penal vetëm që të shpëtonte Sasho Mijallkovin, i cili sot shëtitet me Ferrari në Monte Karlo! BDI, me hijen e Ali Ahmetit, Artan Grubin non grata dhe Bujar Osmanin, deshën të kthenin Gruevskin me qilim të kuq në Shkup!

BDI hapi dyert për oligarkun prorus Daka Davidoviç, që donte të krijonte “pashallëk” në Tetovë! I gjithë opinion e di se Vuçiqi u shqetësua për rënien e BDI-së, sepse BDI nuk i ka shërbyer shqiptarëve, por agjendave të huaja! I gjithë opinion e di se një grusht njerëzish të BDI-së, pas 22 vitesh pushtet, u bënë milionerë me Soravi dhe Llotari, ndërsa shqiptarët mbetën me premtime boshe! I gjithë opinioni e di se BDI u ul në gjunjë para VMRO-DPMNE-s në dhomën 161 të Kuvendit, duke ofruar madje edhe Strugën dhe Kërcovën vetëm që të mbetej në pushtet!

BDI nuk është në opozitë se nuk i duan shqiptarët, por se shqiptarët i dënuan për korrupsionin e shfrenuar! Tani ata jetojnë me ankthin e ditës se kur do ta gjejnë veten në listat e zeza! Pushteti i tyre u rrëzua sepse shqiptarët u zgjuan! Sepse shqiptarët nuk mund të durojnë më hajdutërinë, korrupsionin dhe varfërimin që BDI u bëri për 22 vite pushtet. VLEN është shpresa e shqiptarëve, thonë nga koalicioni.

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Janar, 2025 12:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.