Gjykata e Apelit ndryshoi dënimin për Vasil Jovanovin

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Shkurt, 2025 23:17 Përditësuar

Gjykata e Apelit ndryshoi dënimin për Vasil Jovanovin

Gjykata e Apelit ndryshoi dënimin për Vasil Jovanovin për prodhim dhe shitje të marihuanës dhe kokainës, nga masa edukative siç kishte vendosur më parë nga Gjykata Penale, në dënim me burg prej 3 vjet e 10 muaj.

Ky rast nxiti reagime të ashpra në opinion, pasi Jovanovi përplasi për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kulakova. Gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska më parë në aktgjykimin e saj kishte shkruar se Jovanovit, si një i rritur i ri, i jepet mundësia që ta korrigjojë gabimin e bërë pa pasoja më të rënda për të. Ky vendim i Stojanovskës po shqyrtohet nga një Komision i posaçëm të cilin e formoi Këshilli Gjyqësor. Vasil Jovanov ndërkaq është në paraburgim për shkak të aksidentit rrugor ku mbeti e vdekur Kulakova. Prokurori publik republikan Ljupço Kocevski më herët deklaroi se Jovanovi do të qëndrojë në paraburgim deri në fund, pasi bëhet fjalë për vepër penale të kryer me paramendim. /Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Shkurt, 2025 23:17 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media