BDI: Jemi partia që ka integruar një popull të tërë të përjashtuar nga sistemi

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 17:21

BDI: Jemi partia që ka integruar një popull të tërë të përjashtuar nga sistemi

“Deklarata e fundit e kryeministrit Mickoski, ku pretendon se BDI nuk kujdeset për çështjet e gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve, por vetëm për mbrojtjen nga krimet e supozuara, është një tjetër akt i ulët i një kryeministri që ka helmuar dhe polarizuar skenën politike dhe etnike deri në atë pikë sa po e bën vendin jofunksional. Ironia është se këto akuza vijnë nga partia që ka kërkuar zyrtarisht anulimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga BDI shtojnë se VMRO-DPMNE është partia që kundërshton vetingun ndërkombëtar të politikanëve dhe funksionarëve shtetërorë.

“Partia që është kapur nga oligarkët e privatizimit kriminal dhe me çdo kusht refuzon rihapjen e këtij procesi korruptiv. Partia që po kap shtetin duke shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit dhe institucioneve mbikëqyrëse, duke shkelur parimet e sundimit të ligjit dhe duke tentuar të zhbëjë mekanizmat e Marrëveshjes së Ohrit. BDI është partia që ka integruar një popull të tërë të përjashtuar nga sistemi, që e ka bërë vendin anëtar të NATO-s dhe që ka ndërtuar një demokraci funksionale multietnike. 

Dhe pikërisht kjo është ajo që i frikëson këta politikanë: një demokraci multietnike evropiane, sepse ata duan mungesë monitorimi nga Evropa, duan që nacionalizmi dhe urrejtja etnike të dominojnë diskursin publik – si një mjedis perfekt për të kapur shtetin dhe për të vjedhur paratë e qytetarëve. BDI nuk do të lejojë që e ardhmja evropiane e vendit të sakrifikohet nga interesa të errëta dhe manipulime politike të atyre që duan ta kthejnë vendin prapa në kohërat e përçarjeve dhe pasigurisë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 17:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.