Ahmeti: Qofshim të bashkuar si 2001-shin, edhe tani kur po cënohen të arriturat e fituara me gjak

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2025 23:16

Ahmeti: Qofshim të bashkuar si 2001-shin, edhe tani kur po cënohen të arriturat e fituara me gjak

Kryetari i BDI-së  Ali Ahmeti ka përkujtuar sot 24 vjetorin e krismave të para të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare përmes një postimi në profilin e tij në Facebook. Ali ahmeti Pranverën e Vitit 2001 e quajti ”Pranverë të Dinjitetit”.

Ali Ahmeti shkruan në Facebook e tij se ashtu siç ishin të bashkuar në vitin 2001 në Malësinë e Sharrit, ashtu duhet të jemi edhe sot.

Postimi i plotë:

Çdo mars, ne kujtojmë Pranverën e Dinjitetit, fillimin e luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” në rajonin e Pollogut dhe Malësisë së Sharrit.

Duke shprehur keqardhje që sot nuk pata mundësi të jem fizikisht në mesin e shumë bashkëluftëtarëve të mi për shkak të aktiviteteve që nuk duronin shtyrje, kujtoj atë ditë marsi kur lëshuam një kushtrim të fuqishëm lirie, kur jehuan krismat lajmëtare të pranverës së dinjitetit kombëtar nga ana e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Për çdo vit, Kalaja e Sellcës na bën bashkë me familjarët e dëshmorëve, veteranët e invalidët e luftës për të reflektuar mbi çiltërsinë e kauzës sonë kombëtare, për të nderuar në vendprehjet e tyre të gjithë ata bij e bija që me gjakun e tyre ujiten rrënjët e përjetësisë së kombit dhe për të përkujtuar amanetin e tyre për mbrojtjen e idealeve kombëtare.

Andaj, qofshim të bashkuar si në pranverën e vitit 2001 në Malësinë e Sharrit, edhe tani kur po përballemi me shumë sfida që cenojnë ato të arritura me gjak e sakrificë.”, thote ali Ahmeti në postimin e tij në facebook

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2025 23:16