SPGPM dënon raportimin joetik nga disa media për varrimin e viktimave të tragjedisë së Koçanit

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Mars, 2025 15:41

SPGPM dënon raportimin joetik nga disa media për varrimin e viktimave të tragjedisë së Koçanit

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SPGPM) dënon ashpër shkeljet e standardeve etike në raportimin për varrimin e viktimave të tragjedisë së Koçanit.

Megjithëse shumica e mediave vendase iu përmbajtën Protokollit të Sigurisë të rënë dakord dhe udhëzimeve për raportimin etik, disa media të huaja shkelën kodin bazë të respektimit të privatësisë, duke përdorur metoda të papërshtatshme për të tërhequr audiencë.

SPGPM vlerësoi se disa media, me transmetime të drejtpërdrejta, e shtuan edhe më shumë dhimbjen tek familjet e prekura dhe tek publiku, në vend që të informonin në mënyrë të përgjegjshme dhe të respektueshme.

Nga atje apelojnë edhe një herë te mediat që në ditët e ardhshme të zisë të mbeten të përkushtuara ndaj gazetarisë profesionale dhe etike, duke respektuar ndjenjat e qytetarëve.

Lexo edhe:

Qeveria: Të përmbahemi gjatë publikimit të informacioneve të pa verifikuara

ASHMAA kërkon të respektohen standardet profesionale dhe etike gjatë ceremonisë mortore

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Mars, 2025 15:41