Tre të lënduar të tjerë nga zjarri në Koçan dërgohen për trajtim në Stamboll

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Mars, 2025 15:31 Përditësuar

Tre të lënduar të tjerë nga zjarri në Koçan dërgohen për trajtim në Stamboll

 Tre persona të tjerë të lënduar rëndë nga zjarri që shpërtheu në një lokal nate në qytetin e Koçanit në Maqedoninë e Veriut janë dërguar në Stanboll me avion ambulancë të Ministrisë turke së Shëndetësisë.

Avioni ambulancë që do të transportonte tre persona të tjerë të lënduar nga zjarri mbërriti në Maqedoninë e Veriut për të realizuar transferimin, ndërkohë që i pranishëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ishte i pranishëm edhe ambasadori turk Fatih Ulusoy.

Pas transferimit, avioni ambulancë u nis për në Istanbul.

Pacientët do të trajtohen në Spitalin “Çam ve Sakura” në Istanbul.

Nëntë pacientë që u lënduan gjatë tragjedisë në Koçan tashmë ishin dërguar më herët për trajtim në Turqia.

Në orët e para të 16 marsit, në një diskotekë në Koçan shpërtheu një zjarr i tmerrshëm, ku 59 persona humbën jetën dhe mbi 170 u lënduan.

Maqedonia e Veriut ka shpallur shtatë ditë zie pas tragjedisë.

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Mars, 2025 15:31 Përditësuar