Përsëritet historia, kryetarja e Anti-korrupsionit dyshohet për korrupsion, si dikur Katica Janeva!?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Prill, 2025 23:08

Përsëritet historia, kryetarja e Anti-korrupsionit dyshohet për korrupsion, si dikur Katica Janeva!?

Po përsëritet historia. Derisa Katica Janeve si kryeprokurore e Gjykatës Speciale Publike që ishte zotuar se do të luftonte korrupsionin mbaroi prapa grilave pasi u kontastua se ishte përfshi në skandal korruptiv, sot gjykata Themelore Penale në Shkup ka shqiptuar masë sigurie ndaj kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, e cila është e dyshuar në rastin “Aditiv”.

Siç informojnë nga Gjykata, Dimitrovskës si kryetare e Antikorrupsionit me propozim të Prokurorisë Publike NKOK i është konfiskuar pasaporta, si dhe i është ndaluar kryerja e disa aktiviteteve të punës lidhur me veprën penale.

“Lidhur me të dyshuarën T.D., e cila sot në orët e vona të pasdites është sjellë para gjyqtarit për procedurë paraprake lidhur me vazhdimin e aksionit të njohur në publik si “Aditiv”, pas deklaratës së saj lidhur me propozimin e Prokurorisë Publike për caktimin e masave të sigurimit, është marrë vendim me të cilin pranohet propozimi i Prokurorisë Publike për NKOK dhe shqiptohen masat për kujdes sipas pikës 3 dhe pikës 7 gjegjësisht, sekuestrimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit dhe ndalimi i dhënies së një të reje dhe ndalimi i kryerjes së disa aktiviteteve të punës lidhur me veprën penale”, thuhet në deklaratën e Gjykatës.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PPO NKOK) ka bërë të ditur pasditen e sotme se në kuadër të rastit “Aditiv”, në bazë të provave të mbledhura, është lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve edhe për tre persona të tjerë.

Mediat raportojnë se kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit dyshohet për veprën penale të zbulimit të sekretit zyrtar, ndërsa informacioni dyshohet se është marrë nga ekspertiza e telefonave të disa prej të pandehurve në rastin “Aditiv”.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë (PNKOK) për nesër njofton më shumë detaje në lidhje me zgjerimin e lëndës “Aditiv” me Dimitrovskën dhe dy të dyshuar të tjerë.

Rasti “Aditiv” ka të bëjë me një krim në kompaninë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (EMV), me vlerë 6.5 milionë euro.

Janë akuzuar gjithsej 31 persona, mes tyre edhe ish-drejtori i EMV-së, Vasko Stefanov, si dhe paraardhësi i tij në detyrë, Vasko Kovaçevski, i cili ndodhet jashtë vendit dhe për të cilin është lëshuar fletarrest ndërkombëtar. I akuzuar është edhe ish-drejtori i Termocentralit të Negotinës, Nebojsha Stojanoviq.

Kujtojmë që Gjykata Penale e shpalli aktgjykimin për rastin “Reket”, sipas të cilit Janeva u dënua me burg prej 7 vitesh. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Prill, 2025 23:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media