Ahmeti: Si në luftë ashtu në paqe, Tetovarët asnjëherë nuk u dorëzuan përballë padrejtësive

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Prill, 2025 22:53 Përditësuar

Ahmeti: Si në luftë ashtu në paqe, Tetovarët asnjëherë nuk u dorëzuan përballë padrejtësive

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në Tetovë ka marë pjesë në mbledhje e shtabit politik të Tetovës që drejtohet nga Bajram Rexhepi duke theksuar se “Si në luftë, ashtu edhe në paqe, në Tetovë gjithmonë e shoh të njëjtin entuziazëm të qytetarëve, të cilët asnjëherë nuk u dorëzuan përballë padrejtësive që i kanosen popullit tonë”.

Si në luftë, ashtu edhe në paqe, në Tetovë gjithmonë e shoh të njëjtin entuziazëm të qytetarëve, të cilët asnjëherë nuk u dorëzuan përballë padrejtësive që i kanosen popullit tonë.

Organizimi i Shtabit Politik të BDI-së nënkupton një mburojë të fortë në luftën politike për të mbrojtur të arriturat e shqiptarëve.

Shqiptarët asnjëherë nuk janë nënshtruar, as në situatat më të rënda. Bashkimi Demokratik për Integrim ka kapacitetin intelektual dhe politik për të qenë kujdestar i mbrojtjes së atyre të arriturave që me mund e sakrificë i kemi jetësuar.
Falënderoj anëtarët e Shtabit Politik në Tetovë dhe ju uroj punë të mbarë në periudhën në vijim.

BDI gjithmonë do të mbetet një kafshatë që s’kapërdihet për të gjithë ata që kanë qëllime ogurzeza ndaj shqiptarëve.

Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të përballen me diskriminim 

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherit kryetar i degës së kësaj partie në Tetovë Faton Ahmeti në panel diskutimin e sotëm të organizuar nga shtabi politik në Tetovë ka theksuar se “Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të përballen me diskriminim në të gjitha sferat politike dhe shoqërore”.

Së bashku me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dhe bashkëpartiakë të tjerë, morëm pjesë në panelin e diskutimit të organizuar nga Shtabi Politik i BDI-së në Tetovë.

Shefi i Shtabit Politik në Tetovë, njëherazi nënkryetar i BDI-së, z. Bajram Rexhepi, ka bërë një punë të mrekullueshme dhe të palodhur gjatë kësaj periudhe sfiduese politike.

Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të përballen me diskriminim në të gjitha sferat politike dhe shoqërore.

Bashkimi Demokratik për Integrim, si gjithmonë, qëndron në ballë të përpjekjeve për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve, duke e jetësuar misionin e tij të shenjtë.

Takim i shtabit politik të BDI-së së Tetovës

Shefi i shtabit politik në Tetovë, Bajram Rexhepi sonte në Tetovë ka organizuar një panel diskutimi me Tetovarët ku morën pjesë kryetari i partisë Ali Ahmeti, sekretari i përgjithshëm Faton Ahmeti dhe deputetje Rina Ajdari. Në këtë panel diskutimi është diskutuar për pozitën diskriminuese të shqiptarëve nën qeverisjene VLEN-VMRO-ZNAM.

Ky organizim i Rexhepit vjen mes tensioneve për zgjedhjet e mundëshme të parakohshme parlamentare dhe atyre të rregullta lokale.

“Sonte patëm një takim të shtabit politik të Tetovës së bashku me kryetarin Ahmeti me aktivin politik të degës sonë. Diskutuam për aktualitetin politik, bëmë një retrospektivë të qeverisjes njëvjeçare të kësaj qeverie pa legjitimitet etnik, dhe për hapat e ardhshëm të veprimit tonë politik. Ajo që është karakteristike e këtyre takimeve ëahtë harmonia , sinergjia dhe etja për te dëshmuar potencën tonë politike në garën e ardhëshme politike” tha Bajram Rexhepi.

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Prill, 2025 22:53 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media