“Ne çdo ditë po ndërtojmë, rrugë, rrugica, kanalizime, ujësjellës,
ndriçime. Po ndërtojmë e po zhvillojmë, sepse qytetarët këtë e kërkojnë.
Sepse Çairi është zemra jonë, sepse Çairi është fryma jonë!”, me këtë
porosi e ka nisur ditën kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për
kryetar në komunën e Çairit, Izet Mexhiti.
Mexhiti ka publikuar një video nga terreni, ku shihet duke inspektuar
punimet për asfaltimin e rrugës Strumiçka në Çairin e Vjetër, një
projekt që po realizohet nga e para, me qëllim përmirësimin e
infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për banorët e kësaj lagjeje
historike.
Ky projekt sipas Mexhitit është pjesë e planeve për modernizimin e plotë
të Çairit, duke e shndërruar atë në një komunë me infrastrukturë
moderne, shërbime efikase dhe standarde të larta jetese.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
14 Tetor, 2025 16:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.