AKI përpara VLEN-it me 21 mijë vota në garën për kryetarë komunash

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Tetor, 2025 15:47

AKI përpara VLEN-it me 21 mijë vota në garën për kryetarë komunash

Sipas përllogaritjeve të votave për kryetar komune nga KSHZ rezulton se Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka marrë gjithsej 120.173 vota, ndërsa Koalicioni VLEN ka siguruar 99.158 vota. Kjo do të thotë se diferenca midis dy blloqeve është 21.015 vota në favor të AKI-së, duke e vendosur këtë të fundit si forcën më të votuar shqiptare në garën për kryetarë komunash, shkruan Gazeta Flaka

Në disa komuna, njëra nga dy blloqet shqiptare nuk ka nxjerrë kandidat për kryetar komune. Në Botel VLEN-i nuk garroi, ashtu sikurse në Jogunovcë dhe Pllansicë dhe Çashkë. Kurse, në Krushevë AKI nuk kishte kandidat të vet, e VLEN-i po.

Këto janë rezultatet e bëra publike nga KSHZ:

Haraçinë; AKI 2.383, VLEN 2.662 vota

Bogovinë: AKI 5.207, VLEN 5.295 vota

Bervenicë: AKI 1.147 – VLEN 2.021 vota

Butel: AKI 4.763 vota

Vrapçisht: AKI 6.050, VLEN 467 vota

Gostivar: AKI: 16.949, VLEN 4.221 vota

Dibër: AKI 1.948, VLEN 3.227 vota

Dollnen: AKI 1.475, VLEN 1.665 – vota

Zhelinë: AKI 4.597, VLEN 5.661 vota

Jogunovcë: AKI 967 vota

Kërçovë: AKI 5.586, VLEN 4.164 vvota

Kumanovë: AKI 5.915, VLEN 3.860 vota

Krushevë: VLEN 146 vota

Likovë: AKI 6.662, VLEN 3.905 vota

Pllansicë: AKI: 1.356 vota

Saraj: AKI: 9.139, VLEN 9.664 vota

Strugë: AKI 9.719, VLEN 9.934 vota Mendi Qyra, kandidat i pavarur)

Studeniçan: AKI 2.597, VLEN 2.258 vota

Tearcë; AKI 3.855, VLEN 5.247 vota

Tetovë: AKI 15.272, VLEN 19.028 vota

Çair: AKI 12.264, VLEN 15.733 vota

Çashkë: AKI 2.322 vota

Votat për kryetar komune janë specifike, nga fakti që në shumë komuna, VMRO-DPMNE përkrahu kandidiatët e VLEN-it, si në Çair, Saraj, Haraçinë, Tetovë, Gostivar, Zhelinë e të tjera.

Për shembull, në Saraj kandidati për kryetar komune nga VLEN morri 9.664, kuse për këshill komunal VLEN fitoi 8.742 vota, një dallim prej gati 900 vota. Në Tetovë, kandidati i VLEN-it fitoi 19.028 vota, ndërsa për këshill komunal 15.981 vota, një dallim prej gati 3000 votave. Në Strugë, VLEN morri 4.059 vota për Këshill Komunal, kurse kandidati i përkrahur nga ata, Mendi Qyra fitoi 9.934 vota, një dallim prej gati 5000 vota. Në Çair, kandidiati i VLEN-it për kryetar komune fitoi 15.733 vota, ndërsa lista e këshilltarëve 13.477, një dallim mbi 2000 vota. Ky trend ndiqet në të gjitha komunat me shumicë shqiptare ku VMRO-DPMNE nuk nxorri kandidatët dhe përkrahu VLEN-in.

197
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Tetor, 2025 15:47

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
197
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?