Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, duke e quajtur rezultatin e arritur nga kandidatët e koalicionit opozitar si një fitore të madhe politike.
“Këto kanë qenë orë të jashtëzakonshme. Duke ju falënderuar për votën tuaj, jam i gëzuar të ndaj lajmin se Valbon Limani dhe Isen Shabani kanë arritur rezultate rekord, të cilat do të certifikohen në raundin e dytë, sepse për shumë pak nuk e kanë plotësuar censusin,” ka deklaruar Taravari.
Ai shtoi se edhe pse Blerant Ramadani ka humbur për një diferencë të vogël, “kjo humbje është vetëm një fraksion përpara suksesit që ky djalë ka dhe do të ketë”. Po ashtu, Taravari përmendi se Nazim Taipi nuk ka arritur të fitojë në Tearcë, por mbetet “një vlerë e shtuar në forcën tonë politike”.
Në fund, Taravari uroi të gjithë fituesit e zgjedhjeve dhe theksoi se Gostivari tashmë është konfirmuar si baza e re e opozitës shqiptare, gjë që, sipas tij, “do të sjellë risi në të gjithë dinamikën politike”. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
20 Tetor, 2025 20:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.