VLEN: Shqiptarët zgjodhën dinjitetin, jo fyerjet e Ahmetit!

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Tetor, 2025 23:22

VLEN: Shqiptarët zgjodhën dinjitetin, jo fyerjet e Ahmetit!

Në çdo cep të vendit, në çdo lokal, në çdo mëhallë ndihet euforia e qytetarëve që BDI më në fund po merr fund. Pas më shumë se 20 vitesh keqqeverisje, mashtrime dhe arrogancë, shqiptarët janë zgjuar dhe po kërkojnë ndryshimin e vërtetë.

VLEN po shërben si shembulli më i mirë i politikës moderne shqiptare pa presione, pa shantazhe, pa kërcënime.
Ne komunikojmë me qytetarët, i dëgjojmë hallet e tyre dhe punojmë për çdo vendbanim, për çdo familje. Ne jemi pranë popullit, jo të mbyllur në zyra e bunkerë pushteti.

Nga ana tjetër, BDI është në fund të pusit. Çdo ditë del në pah marrëveshja e tyre e turpshme me Levicën, një bashkëpunim që tradhton interesin shqiptar për pushtet personal.
Kjo u pa qartë më 19 tetor, kur qytetarët ua dhanë dënimin e parë. Por goditja e fundit do të vijë më 2 nëntor, në Tetovë, Dibër, Dollnen, Bërvenicë e gjithandej ku shqiptarët kanë vendosur ta mbyllin kapitullin e BDI-së.

VLEN nuk ofendon shqiptarët, nuk i quan “zagarë” e “gazimestan” si Ali Ahmeti, por i nderon me përfaqësim dinjitoz dhe punë të përditshme.
Ne besojmë te dinjiteti, te bashkimi dhe te politika që i shërben qytetarit, jo xhepit personal.

VLEN është fryma e re, forca e ndryshimit dhe vula që shqiptarët do të kenë zë të pastër, të fortë dhe të ndershëm në çdo nivel të pushtetit.
Më 2 nëntor, të gjithë bashkë për ta mbyllur kapitullin e vjetër dhe për ta nisur epokën e re të shqiptarëve me VLEN!

197
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Tetor, 2025 23:22

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
197
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?