Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, gjatë vizitës së tij në komunën e Dollnenit ka theksuar se fuqia e bashkimit dhe besimi i qytetarëve po e bëjnë gjithnjë e më të prekshëm vizionin për zhvillimin e kësaj komune. Në takimet e mbajtura me banorët e Dollnenit, Debreshtit dhe Zhitoshës, ai, së bashku me Afrim Gashin dhe Zeqirija Ibrahimin, ndau përkushtimin për qeverisje lokale të bazuar në zhvillim, ndershmëri dhe drejtësi.
Mexhiti theksoi se kandidati për kryetar komune, Blerim Islami, përfaqëson “energjinë e re dhe përkushtimin për t’u shërbyer qytetarëve me përgjegjësi e transparencë”, duke e cilësuar atë si garancinë e ndryshimit të vërtetë në Dollnen.
“Vizioni ynë është i qartë: një komunë që punon për çdo fshat, për çdo familje, me zhvillim të barabartë dhe projekte konkrete që përmirësojnë jetën e njerëzve,” – deklaroi Mexhiti, duke shtuar se më 2 nëntor ky vizion do të kthehet në realitet, sepse “kur jemi bashkë, asgjë nuk na ndal.”
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
28 Tetor, 2025 23:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.