VLEN: Vota për AKI-në është votë për Levicën

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Tetor, 2025 22:09

VLEN: Vota për AKI-në është votë për Levicën

Në Tetovë po ndodh skandali më i rëndë politik i këtyre zgjedhjeve. Fotografia që po qarkullon në media, ku shihet përfaqësuesi i shtabit të AKI-së në Tetovë, Ardi Ismaili, në takim me kandidaten e Levica-s Katka Bozhinovska, është dëshmia më e qartë se ky koalicion është gati të shesë çdo vlerë kombëtare vetëm që të fitojë pushtet.

Le të mos harrojmë kush është Levica,  parti që: ka fyer shqiptarët publikisht, është deklaruar kundër Kosovës së pavarur, kundërshton anëtarësimin në NATO, ka kërkuar mbylljen e xhamive dhe kufizimin e të drejtave të shqiptarëve!

Dhe sot, AKI ulen në tavolinë me ta, për një marrëveshje të pistë zgjedhore. Kjo nuk është politikë, kjo është pazar i turpit. Kjo nuk është strategji, është fundosje morale.

Tani çdo qytetar e ka të qartë: për ta ruajtur karrigen, këta janë gati të shiten tek çdo forcë që urren shqiptarët.

Tetova, Dibra, Struga dhe çdo komunë shqiptare duhet ta dine, më 2 nëntor, vota për AKI është votë për Levicën, për antishqiptarizmin dhe për turpin politik. Ndërsa VLEN, me kandidatin e saj Bilall Kasami në Tetovë, Fisnik Mela në Dibër dhe gjithë ekipin e saj, përfaqëson dinjitetin, zhvillimin dhe të ardhmen.Shqiptarët nuk bëjnë pazare me ata që i kanë fyer. Shqiptarët nuk shiten. Ata votojnë për ndryshimin që VLEN!

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Tetor, 2025 22:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.