Çka iu desh ekcesi në Strugë qeverisë me Ziadin Selën? A deshi të kujtojë ngjarjet e përgjakshme në Parlament?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Tetor, 2025 13:17 Përditësuar

Çka iu desh ekcesi në Strugë qeverisë me Ziadin Selën? A deshi të kujtojë ngjarjet e përgjakshme në Parlament?

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar pas ndalimit të veturës së tij mbrëmjen e së mërkurës nga forcat speciale policore me maska. Ngjarja ka ndodhur në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke shkaktuar reagime të shumta dhe shqetësim në opinionin publik, shkruan Gazeta Flaka

Përmes një postimi në Facebook, Sela ka falënderuar qytetarët për interesimin dhe solidarizimin, ndërsa ka theksuar se “krekosja e këtij pushteti me njësi speciale nuk mund të frikësojë as struganët e as shqiptarët kudo që janë.” Ai e ka cilësuar këtë veprim si “tentim të kotë dhe qyqar” që synon të krijojë tension, por që vetëm ka shqetësuar dashamirët e tij.

“Faleminderit të gjithë miqve për interesimin, shqetësimin dhe solidarizimin. Krekosja e këtij pushteti me njësi speciale, me maska e pa maska, nuk mund të na frikësojë as neve, as struganët, e as shqiptarët kudo që janë… Vazhdojmë përpara, të palëkundshëm dhe stoikë në misionin tonë,” – ka shkruar Sela.

Ky incident ka rikthyer në kujtesë ngjarjet e përgjakshme të prillit 2016 në Parlamentin e Maqedonisë, ku Sela ishte një nga viktimat e sulmit brutal nga huliganët maqedonas.

Në vigjilje të raundit të dytë të zgjedhjeve, ndalimi i tij nga njësitë speciale shihet si sinjal i keq për gjendjen e demokracisë dhe si shembull i presionit shtetëror ndaj eksponentëve të opozitës shqiptare.

Reaguan nga VLEN-i qeveritar. Tentimet për të krijuar situatë në Strugë, ku realisht nuk ka dhe as mund të ketë, janë dëshpëruese dhe asociojnë me koalicionin që me meritë mban emrin treshja në agoni Ahmeti, Taravari dhe Sela.

Çdo përpjekje për ta lidhur koalicionin VLEN apo kandidatin që përkrahim, Mendi Qyrën, me çfarëdo tensioni të stisur, është e pavërtetë dhe jashtë çdo logjike politike. Pse do të duhej të krijonte tensione koalicioni apo kandidati që është favorit për të fituar zgjedhjet e 2 nëntorit?

Logjika politike është e thjeshtë, ai që është në dëshpërim, tenton të krijojë situata të paqena për të paraqitur veten si viktimë në sytë e elektoratit një strategji që i shkon në favor kandidatit të Zijadin Selës dhe LEVICËS, Arsim Dalipit.

I tërë opinioni publik e di se bashkëpunimi mes AKI-së dhe LEVICËS është evident, si në Tetovë, ashtu edhe në Strugë. Prandaj, këto përpjekje për të krijuar konfuzion janë të kota, të tejdukshme dhe dëshpëruese. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Tetor, 2025 13:17 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.