Qeveria, as mos të provojë të pengojë ardhjen dhe votimin e mërgatës shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Tetor, 2025 13:43

Qeveria, as mos të provojë të pengojë ardhjen dhe votimin e mërgatës shqiptare

Vetëm nga Zvicra, mbi 2.300 mërgimtarë nga Kërçova pritet të kthehen në vendlindje për të votuar të dielën.

Nuk ta falim Kërçovën. Kërçova nuk shitet, nuk blihet dhe nuk harrohet. Për ty mund të jetë thjesht një qytet në RMV, por për ne është një copëz e zemrës sonë, një emër i gdhendur me lot dhe kujtime në shpirtin e çdo mërgimtari. Është djepi i ëndrrave tona, është toka që na mungon, është emri që e bartim me vete kudo që të jemi. Prandaj, na prit! Se vijmë me mijëra. Jo me urrejtje, por me dashuri. Jo me britma, por me këngë. Do të vijmë për të kujtuar, për të nderuar dhe për të treguar se Kërçova është dhe mbetet shqiptare! Kjo tokë e shenjtë nuk ka çmim. Ajo i përket shpirtit tonë të përbashkët. Me zemër nga mërgata”, thuhet në reagimin e Shoqatës “Kërçova e Bashkuar” në Zvicër.

Slogani i këtij mobilizimi është:
“Shtegtuam, por kurrë s’t harruam.”

Sipas të dhënave të mbledhura nga organizatat e mërgatës, mbi 15.000 mërgimtarë shqiptarë pritet të vijnë në Maqedoninë e Veriut për të votuar në rrethin e dytë zgjedhor, kryesisht në komunat Dollnen, Kërçovë, Bervenicë dhe të tjera me shumicë shqiptare.

Në këtë kontekst, ekspertët politikë paralajmërojnë se institucionet shtetërore nuk guxojnë të ndërmarrin asnjë hap për të penguar ardhjen dhe votimin e mërgatës, qoftë përmes vonesave në aeroporte, pika kufitare, në rrugë, apo përmes fshirjes së votuesve nga listat zgjedhore, siç u raportua në disa raste të dielën e kaluar gjatë rrethit të parë zgjedhor.

“Qeveria, as mos të provojë të pengojë ardhjen dhe votimin e mërgatës shqiptare”, është mesazhi që vjen nga diaspora e organizuar, e cila edhe këtë herë po tregon peshën e saj vendimtare në proceset politike të vendit. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Tetor, 2025 13:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.