Xhevdet Jashari i reagon Adnan Azizit: Kujt ja kthen Gostivarin, o pis?!
Artisti i mirënjohur Xhevdet Jashari ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kandidatit të VLEN-it për Gostivar, Adnan Azizi, i cili kishte thënë se “me ndihmën e qeverisë do ta kthejmë Gostivarin”.
“Me ndihmën e qeverisë (Mickoskit) do e kthejmë Gostivarin. Alias popi Mickovskit. Po hajde ta shohim si e kthen ti Gostivarin… pastaj kujt ja kthen ooo… kuj ooo pis?”, ka shkruar Jashari në reagimin e tij publik në rrjetet sociale.
Reagimi i tij është shpërndarë gjerësisht, duke ndezur debat mes qytetarëve të Gostivarit. Më herët reagoi edhe analisti Sefer Selimi.
“Në Gostivar mund ta çoni nga varri e ta sillni edhe Rahman Morinën po të doni. Madje mund ta sillni edhe vetë Mickoskin si ‘poverenik i vlladës’, nëse mendoni se me urdhra dhe kërcënime mund ta ndryshoni vullnetin e qytetarëve. Por mos harroni një gjë: në atë qytet vullneti i qytetarëve nuk tjetërsohet, nuk thyhet dhe nuk mposhtet! Kthehuni e shikoni pak historinë, aty do ta gjeni përgjigjen që do ta merrni,” – ka deklaruar Selimi.
Ai ka komentuar edhe situatën politike në Strugë, pak ditë para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale:
“Në Strugë zgjedhja është mes një strugani dhe kandidatit të Mickoskit. Struganët e dinë më mirë se kënd do zgjedhin!” – ka shtuar Selimi.
Deklaratat e tij vijnë në një klimë të tensionuar politike, teksa partitë po mobilizohen për balotazhet që pritet të jenë vendimtare në disa komuna me shumicë shqiptare. Gazeta Flaka














