Trimërohet VLEN, i reagon ministres Vesna Janevska

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Nëntor, 2025 18:22

Trimërohet VLEN, i reagon ministres Vesna Janevska

Dje, gjatë një paraqitjeje publike, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, në dy-tri raste shfaqi pakënaqësi nga komunikimi në gjuhën shqipe i kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, me gazetarët e mediave në gjuhën shqipe. Në vend që të ndjehet keq që z. Kasami flet edhe maqedonisht njësoj si në gjuhën shqipe, ndërsa ajo – ndonëse jeton në një mjedis multigjuhësor – nuk di asnjë fjalë në gjuhën shqipe, ministrja Janevska reagoi për shkak se nuk e kuptonte gjuhën shqipe.

Për këtë arsye VLEN shpreh keqardhje për këtë qasje të ministres Janevska ndaj gjuhës shqipe dhe me këtë rast theksojmë se një qëndrim i tillë bie ndesh me frymën e respektit dhe bashkëjetesës që duhet ta mishërojë çdo përfaqësues i institucioneve shtetërore.

Në një shoqëri demokratike dhe multietnike, kur edhe diplomatët e huaj, që qëndrojnë në vendin tonë dy-tri vite, i mësojnë disa fjalë edhe në gjuhën shqipe, të jesh ministër, madje ministër i Arsimit, e të mos dish asnjë fjalë të gjuhës së bashkëqytetarëve shqiptarë e të reagosh ndaj përdorimit të gjuhës shqipe, kjo është vështirë e përkthyeshme në terma të bashkëjetesës, qytetarisë dhe respektimit të tjetrit në një shoqëri multigjuhësore. Ndërkaq respekti ndaj gjuhëve që fliten në këtë vend është respekt ndaj qytetarëve dhe ndaj vetë shtetit që i bashkon ata.

Siqodoftë, VLEN-i angazhohet për një kulturë institucionale që promovon bashkëjetesën përmes respektit ndërgjuhësor. Vetëm aty ku çdo gjuhë respektohet si vlerë e përbashkët, ndërtohet besimi në institucione dhe në barazinë që ato duhet ta mishërojnë.

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Nëntor, 2025 18:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.