Ka dakordësi mes Frontit Evropian dhe VLEN-it për të zgjedhur një emër për Avokat të Popullit

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2025 18:36

Ka dakordësi mes Frontit Evropian dhe VLEN-it për të zgjedhur një emër për Avokat të Popullit

Koalicioni VLEN dhe Fronti Evropian pajtohen që të ulen në tavolinën e bisedimeve për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit, me qëllim të tejkalimit të ngërçit katërmujor për shkak se shumica parlamentare nuk e ka shumicën e Badinterit. Koordinatori i VLEN-it, Bekim Qoku, thotë se propozimi i tyre që Faton Selami të jetë pasardhës i VLEN-it, është zgjidhja më e mirë, megjithatë duhet intensifikohen bisedat që të tejkalohet ngërçi.

“Unë besoj që tani është koha për t’u ulur për të biseduar, për të gjetur një gjuhë të përbashkët me opozitën shqiptare sepse ky do i shërbejë të gjithëve. Pra duhet t’i intensifikojmë bisedat me opozitën dhe të gjejmë një zgjidhje. Faton Selami është një propozim, them unë, është shumë më i mirë se dy pararendësit e tij”, tha Bekim Qoku, Koordinator i VLEN.

Nga ana tjetër deputetja e Frontit Evropian, Rina Ajdari, thotë se qëndrimi i tyre është i prerë që nuk guxon zgjedhja e Avokatit të Popullit të bëhet në formë të njëanshme, por duhet ulur për dialog dhe konsensus, ndërsa ofron modelin e procesit të përzgjedhjes së kryetarit të Komisionit për Antikorrupsion. Megjithatë, sipas Ajdarit, iniciativa për zhbllokimin duhet të niset nga pushteti.

“Shembulli i përzgjedhjes së kryetarit të Komisionit Shtetëror për Antikorrupsion. Është krijuar një grup pune i përbërë nga të gjitha partitë politike dhe tani po shqyrtohen të gjitha kandidaturat. Një grup i tillë pune, ka mundësi të krijohet edhe për rastin në fjalë, për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit meqenëse veçmë jemi në dijeni për pengesat e shumta në a të institucion. Sigurisht se duhet të zhbllokohet kjo, por unë ndaj mendimin që iniciativa për zhbllokimin e këtij procesi duhet të vijë nga partitë të cilat janë në pushtet”, u shpreh Rina Ajdari, deputete e Frontit Evropian.

Ndërkohë kryeparlamentare Afrim Gashi, në një bisedë të shkurtër për Alsat theksoi që Kuvendi i ka kryer të gjitha procedurat për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit, megjithatë në mungesë të numrave nuk mund ta vendos në seancë plenare, pasi që nëse nuk votohet, atëherë tërë procesi duhet të përsëritet prej fillimit. Gashi thotë se është i gatshëm ta vendos në rend dite, kurdo që koordinatorët e grupeve parlamentare e njoftojnë se është arritur marrëveshje.

Siç informoj paraprakisht Alsat, moszgjidhja e Avokatit të ri të Popullit, ka krijuar probleme në funksionimin e këtij institucioni i cili mbron liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Krahas punonjësve, çmimin për situatën e krijuar e paguajnë edhe qytetarët, pasi Zyra e Avokatit të Popullit vepron me vonesa ndaj lëndëve të tyre. Zëvendës Avokati i Popullit Ylber Rufati, tha për Alsat se institucioni plotësisht përballet edhe me probleme financiare pasi i është shkurtuar buxheti për 30%.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2025 18:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.