LSDM, Petrovska: Mungesa e debatit për rezultatet e mëparshme e solli këtë humbje

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2025 18:43

LSDM, Petrovska: Mungesa e debatit për rezultatet e mëparshme e solli këtë humbje

Deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë deklaroi se partia nuk guxon ta injorojë dhe as ta harrojë humbjen historike në zgjedhjet lokale, ku siguroi vetëm 126 mijë vota dhe gjashtë komuna.

Sipas saj, LSDM prej kohësh bart probleme të grumbulluara, por mungesa e një debati të sinqertë të brendshëm për rezultatet e zgjedhjeve të kaluara ka ndikuar drejtpërdrejt në pozicionin e sotëm të partisë. Petrovska theksoi se humbjet nuk nisën tani, por janë të pranishme që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, zgjedhjet lokale të vitit 2021, e deri te parlamentaret e vitit të kaluar.

“Arsyet për debaklin janë të shumta dhe kërkojnë orë të tëra për t’u shpjeguar. Por më kryesorja është fakti që nuk u zhvillua një debat i vërtetë për pse erdhëm deri këtu”, deklaroi ajo.

Duke folur për diskutimet rreth udhëheqjes së Venco Filipçes, Petrovska theksoi se “mbijetesa e LSDM-së nuk varet nga një individ, por nga aftësia kolektive për t’u rikthyer në kursin fitues”.

Ajo rikujtoi se Kongresi i vitit të kaluar u shty pa asnjë epilog dhe pa asnjë diskutim real, edhe pse raporti ishte dorëzuar. Sipas saj, kjo qasje nuk duhet të përsëritet më.

Në prag të Kongresit të dhjetorit, Petrovska theksoi se kryetari aktual ka një detyrë të vështirë:
të zhvillojë analiza dhe diskutime me deputetët, kryetarët e komunave, kandidatët dhe strukturat partiake, e më pas të paraqesë një platformë të qartë për të dalë nga kriza.

Ajo shtoi se LSDM, si një parti që nga pavarësia ka luajtur rol kyç në vend, mbetet e domosdoshme për sistemin politik – edhe në opozitë – për të parandaluar kthimin e skenarëve autoritarë nga e kaluara.
“Sot më shumë se kurrë, opozita është vendimtare për qytetarët dhe për demokracinë”, përfundoi Petrovska.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2025 18:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.