Pse Maqedonia e Veriut ende nuk ka një ligj për kriptovalutat?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2025 18:40 Përditësuar

Pse Maqedonia e Veriut ende nuk ka një ligj për kriptovalutat?

Deri sa disa vende të botës, kanë filluar që buxhetin ta vendosin në bitcoin, shumë vende të tjera, ku bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut, këtë çështje ende as nuk e kanë të rregulluar me ligj. Qeveria ende nuk ka krijuar një kornizë ligjore që të mbrojë investitorët apo të përcaktojë qartë mënyrën e funksionimit të këtyre aseteve.

Investitorët janë të detyruar të operojnë në një hapësirë të paqartë, duke përdorur platforma ndërkombëtare për transaksione dhe duke përballur pasigurinë ligjore në vend. Kryeministri Mickoski, për këtë çështje ka folur në disa paraqitje të tij, ku madje muaj më parë, pati thënë se tregtimi në vendin tonë bëhet në mënyrë gjysmëlegale, ndërsa ishte zotuar se Maqedonia e Veriut do të jetë ndër të parët në rajon që do të bëjë ndryshime në këtë drejtim. Tani, kryeministri thotë se tashmë po punohet për hartimin e një ligji të posaçëm për tregun e kriptove, duke nënvizuar se gjatë vitit të ardhshëm ky do të jetë një nga drejtimet kryesore të politikës ekonomike të qeverisë.

“Po punohet për këtë, mendoj se vitin e ardhshëm edhe kriptovalutat edhe teknologjia blockchain do të jenë në fokus dhe në optikën e kësaj qeverie”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Por në pritje të një ligji të ri, vazhdojnë keqpërdorimet që lidhen me këtë treg. Në polici çdo ditë evidentohen shkelje, madje edhe në pjesën e vjedhjes së energjisë elektrike që përdoret fshehurazi për të bërë ‘minning’.

Këtë vit bitcoin si monedha kryesore arriti maja historike, duke e prekur për herë të parë vlera gjashtë shifrore. Pika më e lartë u arrit në muajin tetor, ku çmimi kaloi mbi 126 mijë dollarë për një bitcoin. Kjo rritje historike është nxitur nga kërkesa e rritur globale dhe nga mbështetja e fuqishme e Bitcoin nga institucionet financiare kryesore. (Burimi: Alsat M)

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2025 18:40 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.